E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zgjedhjet, BE: Duhet të punoni për standartet

Komisioneri për zgjerimin në Bashkimin Evropian, Oli Rehn deklaron se zgjedhjet nënvizuan qartazi dhe lidershipi shqiptar duhet të punojë fort që në të ardhmen të realizojë standarte evropiane. Në qëndrimin e tij, Rehn ka mbështetur raportin paraprak të OSBE-ODIHR për zgjedhjet e 28 qershorit.
Po ashtu në një deklaratë të zyrës së Havier Solanës,kryediplomatit evropian, thuhet se palët duhet të riafirmojnë premtimet për garantimin e reformave. Gjithashtu Bashkimi Evropian thekson se do të presë raportin e fundit të OSBE-ODIHR dhe në varësi të kesaj Këshilli i Bashkimit Evropian do të nisë procesin për dhënien e opinionit, nëse Shqipëria do të marrë ose jo statusin e kandidatit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›