Zgjedhjet BE sot ultimatumi ndaj Tiranes

27 ministrave të Jashtëm të Bashkimit Europian u është shpërndarë një material i gatshëm nga sekretari i përgjithshëm i Shërbimit të Jashtëm Europian, Pierre Vimont, në të cilën theksohet qartë se Shqipëria ndodhet para një degradimi të situatës politike. Sipas axhendës së hartuar nga zyra e zotit Vimont, ben te ditur gazeta "Shqip", Këshilli i Ministrave të Jashtëm do të shqyrtojë situatën në Shqipëri, në veçanti procesin zgjedhor, i cili po vëzhgohet nga afër.
Ndërsa në mënyrë të përgjithshme zgjedhjet u zhvilluan të qeta e transparente, situata në Tiranë na jep mundësi për t’u shqetësuar, duke dhënë një përkeqësim të situatës politike dhe duke rritur tensionet pas mbarimit të zgjedhjeve. Këshilli pritet që t’u bëjë thirrje liderëve politikë të mbështesin përfundimin e procesit në mënyrë të qetë, konstruktive dhe në fokus duhet të kenë të ardhmen europiane. Ai i bën thirrje qeverisë dhe opozitës që në bashkëpunim me shoqërinë civile të bien dakord për të ndryshuar Kodin Zgjedhor, duke adresuar rekomandimet e OSBE-ODIHR-it. Kjo gjë duhet të bëhet përpara se zgjedhjet e ardhshme duhet të zhvillohen. Këshilli po pret gjithashtu që autoritetet të ndjekin hapat e duhura në axhendën e reformës për të arritur standardet e kërkuara për integrimin në BE. Do të vazhdojë angazhimi i BE-së për të ndihmuar Shqipërinë në këtë drejtim.