Gjata Kushtetuesja nuk eshte shkalle gjykimi
Ish-kryetari i KQZ-se juristi lirim Gjata e cileson si te panevojshem idene e PS-se per tiu drejtuar Gjykates Kushtetuese. Sipas tij kjo nuk eshte e vlefshme nisur nga natyra dhe forma e dhenies se vendimit nga kjo Gjykate Supreme. Gjykata Kushtetuese nuk eshte shkalle gjykimi. Nuk i hyn problemit se kush ka te drejte domethene sa flete u gjeten ne nje kuti apo ne nje tjeter. Nuk i hyn themelit te ceshtjes. Pra shqyrton vetem kushtetutshmerine. A ka qene procesi i rregullt konform te gjitha procedurave qe parashikon Kodi Zgjedhor apo jo Nuk ndryshon rezultatet. Nuk pengon shpalljen e rezultatit. Procesi mbyllet shpallet rezultati del fituesi fillon punen dhe me pas kur te shpallet vendimi si te thuash shohim e bejme. Vendimet e Gjykates Kushtetuese nuk kane fuqi prapavepruese. Nuk merret me keto histori por thote vetem gjerat qe vijne ne kundershti me Kushtetuten. Mend per tjeter here thote Gjata. Sipas tij sikur sot te filloje Gjykata Kushtetuese do minimumi 6 muaj por kesaj ceshtjeje nuk dihet se kur do ti vije radha. Nese ajo neser konstaton pakushtetutshmerine mund te sherbeje per te rregulluar ligjin.