E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bogdani: Qeveria nuk është përgjegjëse

Partia Demokratike heq përgjegjësinë e skandalit të Jalit nga qeveria dhe ministrat. Zëdhënësi i PD-së, Gerti Bogdani, ka sqaruar dje se "Banka Botërore u shpreh qartësisht se qeveria dhe anëtarët e saj nuk kanë lidhje me problematikën e Panelit të Inspektimit të Bankës Botërore dhe se ky Panel ka konstatuar gabime të rënda në menaxhimin dhe drejtimin e projektit nga vetë Banka Botërore". Zëdhënësi i PD-së, duke hequr çdo përgjegjësi nga qeveria, ka bërë me dije se prapa këtyre akuzave fshihet lideri i opozitës. "Nëse turpi do të kishte një fytyrë, do të mbante atë të Edi Ramës, e cila është verbuar dhe tërbuar se qeveria ia nxori atij dhe Edilit të tij nga kthetrat mafioze Jalën e bukur dhe ua ktheu atë qytetarëve të vet", u shpreh Bogdani.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›