Zgjedhjet, Berisha pret Zannier: Domosdoshmëri procesi i drejtë dhe i monitoruar nga afër

TIRANË, 8 prill /ATSH/ Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha takoi sot shefin e Misionit të ODIHR, Ambasadorin Lamberto Zannier dhe analisten politike Júlia Manchin, ku diskutuan për zgjedhjet e 11 majit dhe domosdoshmërinë e një procesi të drejtë dhe të monitoruar nga afër.
Në takim morën pjesë nënkryetari i PD, Oerd Bylykbashi, zëdhënësja e PD Floriana Garo, drejtori i përgjithshëm i fushatës Ervin Minarolli.
Berisha theksoi në takim se nuk është respektuar kurrë Kodin Zgjedhor.
Sipas Berishës, “blerja publike dhe e fshehtë e votës, shteti elektoral, organizatat kriminale elektorale janë instrumentet e paligjshme të kontrollit të vullnetit të qytetarëve”.
Në takim u diskutua gjithashtu për përfshirjen e grave në politikë përmes Primareve dhe kuotave të garantuara nga Kodi Zgjedhor.
Ndërkohë, ODIHR premton vëzhgues afatgjatë ndërkombëtarë dhe shpreson për një raport pozitiv për zgjedhjet.
/r.e//a.f/