E Martë, 3 Nëntor 2026

Rama: Me PS-në të bashkuar drejt majës së Shqipërisë 2030 në BE

TIRANË, 8 prill/ATSH/ Kryeministri, njëkohësisht kryetar i Partisë Socialiste, Edi Rama u bëri apel sot sërish qytetarëve të votojnë Partinë Socialiste në zgjedhjet e 11 majit.

Rama ndau në rrjetet sociale simbolin e dorës, e zgjedhur nga Partia Socialiste për të treguar renditjen në vendin e pestë në listën e subjekteve politike që garojnë për zgjedhjet e 11 majit.

Kryeministri u kërkoi qytetarëve që t’i bashkohen PS-së që Shqipëria të shkojë drejt anëtarësimit në BE.

“Me mua dhe Partinë Socialiste, të bashkuar me kurajo drejt majës së Shqipërisë 2030 në BE”, shkruan Rama.

/k.s/r.e/a.f/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›