Zgjedhjet, Ceka i kërkon Berishës 6 deputetë
Dalin në sipërfaqe ambiciet parazgjedhore të aleatëve të Berishës. Partia Aleanca Demokratike kërkon publikisht gjashtë deputetë nga zgjedhjet e 28 qershorit. Kryetari i PAD-së, Neritan Ceka, ka rikonfirmuar bashkëpunimin PAD-PD, si pjesë e koalicionit zgjedhor. Gjatë një konference për shtyp, kryetari i PAD-së, Neritan Ceka, informoi mbi vendimin e djeshëm të Asamblesë së Përgjithshme të kësaj partie, ku u vendos që PAD të bëhet pjesë e koalicionit zgjedhor të drejtuar nga PD, duke ruajtur identitetin e vet dhe duke luftuar në të gjitha zonat zgjedhore për të nxjerrë deputetë. Sipas një përllogaritjeje nga kryetari i PAD, njëkohësisht edhe nënkryetari i Kuvendit, duke iu referuar rezultateve zgjedhore të 2007, PAD ka katër për qind të votave në nivel kombëtar. "Mund të arrijmë deri në 6 deputetë nëse shfrytëzojmë plotësisht votat e marra në shkurt të vitit 2007", u shpreh Ceka. Sipas Cekës, ky rezultat favorizohet edhe nga pjesëmarrja në një koalicion të madh siç është ai me PD-në. "Ky është dhe favori që kemi në krahasim me koalicionet e tjera të mundshme", theksoi Ceka duke shtuar se koalicioni me PD-në do të përkthejë në deputetë votat që aleanca demokratike ka fituar në zgjedhjet lokale të shkurtit 2007. Kryetari i PD-së, Sali Berisha, dhe i PAD-së, Neritan Ceka, pasi nënshkruan marrëveshjen e parë të bashkëpunimit për të zyrtarizuar koalicionin e ardhshëm, kanë konfirmuar se do të bashkëpunojnë në qeverisjen e pas zgjedhjeve të 28 qershorit.
Kryetari i PD-së, Berisha dhe ai i PAD-së, Ceka, dolën në përfundimin që në zgjedhjet e qershorit 2009 këto dy forca politike do të paraqiten si aleatë elektoralë dhe në qeverisjen e vendit. Sipas tyre, ky bashkëpunim u kushtëzua nga programet e tyre partiake, që janë mjaft të ngjashme, sigurisht dhe në qëllimet që duan të arrijnë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Ceka aktualisht është nënkryetar i Kuvendit të Shqipërisë, duke qenë hera e parë që një deputet i një partie të vogël, të zinte një vend kaq të rëndësishëm. Ky propozim i bërë nga grupi parlamentar i PD-së, u miratua me votat e saj dhe me disa vota nga e majta.