E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ulen interesat e kredive në valutë, rriten ato në lekë

Interesat e kredive të reja të dhëna gjatë muajit janar pësuan rënie për euron dhe dollarin, si dhe rritje për lekun, bëhet e ditur nga statistikat e Bankës së Shqipërisë.

Interesi mesatar i ponderuar për kreditë në dollarë me afat maturimi mbi 5 vjet ranë në janar në 5.93% nga maksimumi prej 7.02% shënuar në korrik të vitit 2008. Shkak për rënien qe ulja e kostos së dollarit amerikan në tregun ndërkombëtar. Interesat e kredive mbi pesë vjet në euro ranë në 6.95%, pasi kishin arritur kulmin në 8.39% në korrik 2008.

Nga ana tjetër, interesat e kredive në lekë arritën kulmin në janar, duke arritur në 13.68% nga 11.63% të shënuar në korrik 2008. Interesi mesatar i ponderuar që publikohet nga Banka e Shqipërisë merr parasysh të gjitha kreditë e dhëna në vend. Interesat e kredive individuale, si dhe ato për biznesin e vogël janë më të larta sesa interesat e mësipërme.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›