E Diel, 1 Nëntor 2026

Zgjedhjet, KQZ: Miratimi i tabelës përmbledhese brenda afateve ligjore

TIRANE- Komisioni Qendror Zgjedhor bën të ditur se do të shpallë rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve për Kuvend të datës 23 Qershor 2013 pasi të verifikojë dhe të nxjerrë rezultatin e votimit për çdo zonë zgjedhore, pra rezultatin për çdo qark, në bazë të tabelave të rezultateve për çdo KZAZ të zonës zgjedhore përkatëse. 

Zëdhënësja e KQZ-së, Drilona Hoxhaj në një deklaratë për shtyp tha se, "Vetëm pasi të kenë ardhur tabelat e rezultatit të të gjitha KZAZ-ve te zonës zgjedhore përkatëse, KQZ përpunon rezultatin e ardhur dhe brenda 48 orëve miraton Tabelën Përmbledhëse të Rezultatit të Zonës Zgjedhore përkatëse". 

Ju bëjmë me dije se deri tani ka përfunduar dorëzimi i tabelave të rezultateve të KZAZ-ve të Zonave Zgjedhore Qarku Kukës, Qarku Korçë, Qarku Vlorë, tha ajo duke vënë në dukje se, KQZ ka përfunduar përpunimin e tabelave të rezultatit të KZAZ-ve të Qarkut Kukës dhe ka shpërndarë projekt aktin përkatës për miratimin e rezultatit të kësaj Zone Zgjedhore. 

KQZ është duke përpunuar tabelat e rezultateve të KZAZ-ve të Qarkut Korçë dhe Vlorë dhe brenda afatit të përcaktuar në nenin 123 të Kodit Zgjedhor (48 orë), do të miratojë tabelat përbledhëse të rezultatit për këto Zona Zgjedhore.

Hoxhaj deklaroi se, pasi Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar tabelat e rezultateve për secilën zonë zgjedhore, subjeketet zgjedhore kanë 3 ditë afat kohë për të ankimuar vendimin e KQZ-së dhe Jo më vonë se 3 ditë nga përfundimi i procesit të ankimit kundër vendimit për miratimin e rezultateve të zonës zgjedhore, KQZ përllogarit shpërndarjen e mandateve për cdo zonë zgjedhore.
"Rezultati përfundimtar i zgjedhjeve shpallet nga KQZ-ja jo më vonë se 5 ditë nga data e shpalljes së rezultatit për shpërndarjen e mandateve për çdo zonë zgjedhore", tha ajo.
(e.m/ata/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›