E Diel, 1 Nëntor 2026

Zgjedhjet, KQZ ende pa një datëpër shpalljen e rezultatit zyrtar

Të tjera rreth shkrimit Lista e 140 deputetëve të rinj Edi Rama dhe 54 deputetët e rinj Si shpallet rezultati përfundimtar i zgjedhjeve Projeksionet në 12 qarqet e vendit E majta 84 mandate, e djathta 56 TIRANE- Edhe pse numërimi i votave përfundoi më 26 qershor, ende nuk ka një ditë të pëcraktuar se kur Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të shpallë zyrtarisht rezultatin përfundimtar. KQZ pritet të bëjë shpalljen e rezultateve zyrtare pasi të ketë bërë kalkulimet përfundimtare, pasi 89 KZAZ të ketë sjellë të gjithë procesverbalet.
 
Pranë këtij institucioni vijojnë të mbërrijnë proceverbalet me tabelat e rezultateve të nxjerra nga çdo KZAZ. Edhe pse pjesa më e madhe e KZAZ-ve e kanë përfunduar procedurën e protokollimit të këtyre tabelave, ka ende disa të tjera që nuk e kanë përmbyllur procesin.
 
Në përfundim të këtij procesi, pra dorëzimit të tabelave të rezultateve nga KZAZ, do të shpallet edhe rezultati përfundimtar zyrtar nga KQZ.
 
Sipas të dhënave paraprake në zgjedhjet e 23 qershorit koalicioni i majtë ka fituar 84 mandate, ndërsa koalicioni i djathtë 56 mandate.
 
Ndërkohë që në orën 13:00 pritet të nisë sot shqyrtimin e disa ankimimeve.
 
Ankimi i parë ka të bëjë me KZAZ nr.42, ku janë bërë gabime në sistem, në hedhjen e të dhënave. Qëndra e votimit nr/ 2171 dhe qëndra e votimit nr. 2176 kanë pasaktësi në hedhjen e të dhënave në bazën elektronike. Edhe nga KZAZ nr.38, ka ankesa pasi komisioni shprehet se është kryer transmetimi në qëndrën e bazës së të dhënave me invers, në të kundërt. Por,nga verifikimi i bërë nga administrate, kjo nuk qëndron.
 
Ndërsa ankimi i dytë vinte nga KZAZ-ja e Kukësit.
 
Ankimimi i tretë ka të bëjë me PBDNJ-në e cila kërkon rinumërimin e 2 kutive të votimit në Sarandë.
 
Megjithatë, duhet thënë se të paktën tre ditë numërimesh së rreth 2 milionë votave, për herë të parë në zgjedhjet shqiptare, ankimimet janë shumë të pakta dhe pritet që institucioni më i lartë zgjedhor të mbyllë shpejt ato dhe të shpallë zyrtarisht procesin.
 
Ndërkohë që çertifikimi i rezultatit të zgjedhjeve pritet të bëhet nga Kolegji Zgjedhor, pasi ky vendim duhet të merret nga KQZ me një shumicë të cilësuar, prej pesë votash.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›