Zgjedhjet, KQZ shqyrton kërkesat e partive për regjistrim

Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve po shqyrton sot kërkesat e partive politike për të marrë pjesë në zgjedhjet lokale të 8 majit.
Në mbledhjen e sotme KQZ-ja do të shqyrtojë të gjithë dokumentacionin e dorëzuar nga partitë politike për t`u regjistruar në këtë insitucion si subjekte politike që do të marrin pjesë në zgjedhjet vendore.
Ndërkohë ditën e djeshme Partia Socialiste ka depozituar në KQZ të gjithë dokumentacionin ligjor përkatës për të garuar në zgjedhjet e 8 majit për pushtetin vendor.