E Shtunë, 31 Tetor 2026

Karta e Studentit PS Mashtrimet e vjetra behen premtime te reja

Erion Veliaj denoncoi premtimet e pambajtura te Sali Berishes te cilet po ripremtohen nga Lulzim Basha.

Duke iu referuar takimit te Bashes me studente ne Tirane ku u premtua Karta e Studentit Veliaj tha se kete premtim e ka dhene me pare edhe babai i tij ne vitin 2006 duke sjelle ne vemendje nje vendim qeverie VKM te atij viti.

Dje degjova qe kandidati i Saliut per Bashkine e Tiranes qe po u premtonte per heren e gjashte studenteve shqiptare se do tu japi karten e studentit. Por karten e studentit e ka premtuar edhe babai i tij Sali Berisha ne vitin 2006. Jo vetem kap por ka dhene dhe 60 milion leke qe karta e studentit ti jepej cdo student shqiptare- theksoi Veliaj.

Ne vazhdim te denoncimit te tij Veliaj shtroi nje pyetje publike nese kishte ndonje student qe kishte marre karten e premtuar nga Berisha ndersa shtoi se mashtrimet e babait po kthehen ne premtimet e djalit.

Ne nje reagim te saj nepermjet deputetit Gerti Bogdani Partia Demokratike akuzoi Edi Ramen se po del kunder Kartave Studentit duke shtuar se opozites duhet ti vije turp qe ceshtjen e studenteve e ben pjese te politikes se tyre te shpifjeve dhe perbaltjes ndaj kundershtarit.


Me poshte pjese nga VKM per karten e studentit te ciles iu referua Erjon Veliaj gjate bashkebisedimit me studentet.


VENDIM

Per cmimin formen permbajtjen elementet e sigurise dhe procedurat per pajisjen me karten e studentit Ne mbeshtetje te nenit 100 te Kushtetutes dhe te nenit 32 te ligjit nr. 8461 date 25.2.1999 Per arsimin e larte ne Republiken e Shqiperise te ndryshuar dhe te nenit 2 te ligjit nr. 9464 date 28.12.2005 Per buxhetin e shtetit te vitit 2006 me propozimin e ministrit te Turizmit Kultures Rinise dhe Sporteve Keshilli i Ministrave Vendosi


1. Miratimin e Kartes se Studentit si dokument unik qe perdoret nga te gjithe studentet e arsimit te larte publik e jopublik me kohe te plote ne Republiken e Shqiperise.


2. Forma permbajtja dhe elementet e sigurise se Kartes se Studentit te jene sipas aneksit 1 qe i bashkelidhen ketij vendimi.


3. Karta e Studentit leshohet per nje periudhe 1-vjecare kundrejt nje cmimi prej 100 njeqind lekesh.


4. Procedura e pajisjes me Karten e Studentit eshte si me poshte vijon a Studenti regjistrohet ne sekretarine e universitetit ne fillim te vitit akademik ploteson dhe depoziton formularin tip ......


6. Ministria e Turizmit Kultures Rinise dhe Sporteve e cila ploteson kartat e studenteve sipas kerkesave te rektorateve .....


7. Efekti financiar prej 6 000 000 gjashte milione lekesh per prodhimin e Kartes se Studentit per vitin akademik 2006-2007 te perballohet nga buxheti i vitit 2006 i miratuar per Ministrine e Turizmit Kultures Rinise dhe Sporteve. 8. Ngarkohet Ministria e Turizmit Kultures Rinise dhe Sporteve per zbatimin e ketij vendimi dhe rektoratet e universiteteve per shperndarjen e Kartes se Studentit.

Ky vendim hyn ne fuqi pas botimit ne Fletoren zyrtare.

Kryeministri Sali Berisha



Më shumë nga Politika

Të gjitha ›