Zgjedhjet, Maqedonipartitë e ndara rreth koalicioneve
SHKUP-Në prag të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Maqedoni, partitë politike shqiptare mbeten të ndara rreth koalicioneve para ose pas zgjedhore pavarësisht se në parim të gjitha partite shqiptare në Maqedoni janë shprehur të gatshme për bashkëpunim.
Kryetari i PDSH-së Menduh Thaçi ka deklaruar për mediat se është i gatshëm që pas zgjedhjeve të bisedojë me partitë opozitare për bashkëveprim në bazë të numrit të votave që do të marrin subjektet politike.
“Tani është është vonë, për bashkëpunim me partitë opozitare kështu që mbetet që të mos i prishim krejt punët. Më mirë ta lëmë ‘status quo’ që më pas zgjedhjeve të kemi mundësi në bazë të numrit të votave që secila parti do të marrë në zgjedhje të mund të bashkëveprojmë”,- tha Thaçi.
Ndërkohë një qëndrim të ngjashëm ka mbajtur edhe kryetari i subjektit më të ri politik Rilindja Demokratike Kombëtare, Rufi Osmani, i cili ka pohuar se koalicionet e mundshme do të shqyrtohen pas zgjedhjeve.
“Njëherë të masim forcat në zgjedhje dhe pas zgjedhjeve, pavarësisht nga rezultatet do të shohim se cilët do të jenë koalicionet e mundshme”,- nënvizoi Rufi Osmani, kryetar i RDK-së.
Mësohet se partia e Ali Ahmetit nuk e përjashton mundësinë për koalicione parazgjedhore me subjekte të tjera më të vogla me qëllim forcimin e votës shqiptare.
Mediat maqedonase bëjnë me dije se idenë e bashkëpunimit të forcave shqiptare e përkrahu edhe lëvizja qytetare ‘Zgjohu’, e cila do të takojë liderët e partive politike shqiptare për të shqyrtuar mundësinë e bashkëveprimit të të gjitha forcave politike shqiptare.
Pro bashkëpunimit janë shprehur dhe BDSH, PPD dhe DR.
(e.m/tg/BalkanWeb)