Vuajtjet e djaloshitVerter, premierënë TKOB
TIRANË- Opera "Verter", e kompozitorit Jules Massenet, do të shfaqet premierë për publikun shqiptar mbrëmjen e 20 prillit, nën interpretimin e tenorit Saimir Pirgu dhe mexosopranos Vikena Kamenica.
Kjo premierë absolute e Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit, mbështetur në një nga veprat e mëdha të Gëtes, është kompozuar mbi libretin e shkruar nga Edouard Balu, Paul Milliet dhe Henri Grémont Hartmann. Vuajtjet e protagonistit Verter do të interpretohen nga tenori Pirgu, me famë edhe jashtë kufijve shqiptarë, i cili sapo ka përfunduar shfaqjen e “Flautit magjik” në skenën e "La Scala" në Milano. Opera franceze me tre akte flet për një dashuri të pashpresë, që përfundon me fundin tragjik të vdekjes së heroit kryesor, pas një gjendjeje shumë të rënduar shpirtërore.
"Vuajtjet e djaloshit Verter" ka një bazë të fuqishme autobiografike të Gëtes dhe pjesa më e madhe e veprës paraqitet si një koleksion letrash të shkruara nga Verteri, një artist i ri, me një ndjeshmëri të lartë dhe temperament pasional.
Publiku mund të shikojë interpretimin e artistëve të TKOB-së për katër netë me radhë, 20, 22, 24, 26 prill, ora 19:00.
Subjekti
Ngjarjet zhvillohen në vitet 1780 në Frankfurt. Në shtëpinë e Sharlotës po zhvillohet një festë ku mes të ftuarve është edhe i riu Verter, i cili bie në dashuri me Sharlotën, që në fakt ishte e fejuar me Albertin, shumë më i madh se ajo. Kjo e detyron të largohet nga fshati e të shkojë në Vajuar, por kur kthehet e gjen Sharlotën të martuar. Kjo e fundit për shkak të betimit për besnikëri ndaj burrit refuzon të pranojë faktin që është e dashuruar me të riun Verter. Vetëm në momentet e fundit të jetës, Sharlota i rrëfen sekretin e madh të zemrës, se edhe ajo e ka dashur gjithmonë dhe ka sakrifikuar ndjenjat e saj të vërteta vetëm për shkak të një betimi. Më në fund Verter gjen lumturinë dhe vdes i lumtur pas këtij rrëfimi.
(m.a/ata/BalkanWeb)