E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pasojat e formules se gabuar

Ish-ministri i Ekonomise zoti Dritan Prifti bente thirrje dje te qeshim me Ilir Meten. Nga krahu tjeter duke e paraqitur Priftin si kloun Meta propozonte te njejten gje per zevendesin e tij ne parti. Ne fakt te gjithe po qeshin me batutat epitetet dhe akuzat qe po shkembejne ata me njeri-tjetrin. Kjo eshte nje e qeshur e hidhur nga ato qe fqinjerojne me percmimin per politiken si zanat dhe me te qaret si shprehje e deshperimit te zene ne kurth. Njerezit po qeshin sepse nuk qajne dot. Sherri Meta-Prifti nuk eshte nje perjashtim nje rast i vecante qe fillon dhe mbaron me ata te dy. Sherri i tyre u tregon edhe njehere qytetareve se politika shqiptare nuk ka skrupuj por vetem interes. Me ciltersine dhe padurimin e tyre te vecante qe u eshte imponuar nga lufta e eger per copen me te madhe keta zyrtare te larte te shumices qeverisese percjellin mesazhin se ketu ne politike ne qeveri keshtu eshte secili per vete si ne xhungel Po e theksoj Me mire qe shprehen. shte gjithsesi dicka me e ndershme se fshehja prapa gishtit. Une dhe shume e shume te tjere si une jemi per transparencen edhe kur ajo vjen si cjerrje maskash. Ne te gjithe vajtojme nivelin ku ka rene politika qe duhej te ishte edukatorja e madhe e qytetareve.


Me arsye dhe intuite te gjithe e kuptojne se kjo qe po ndodh ne qeverine dhe qeverisjen Berisha-Meta nuk eshte thjesht shperthim i dy-tre personave te llastuar me pushtet por ka i rrenjet me thelle. Kjo qe po ndodh eshte pasoje e drejtperdrejte dhe e paevitueshme e formules se sforcuar mbi te cilen u ngrit pushteti i dale nga zgjedhjet e qershorit 2009. Me bindjen se mbrojtja e ligjesive dhe principeve baze te demokracise eshte misioni kryesor i intelektualeve ne politike autori i ketyre radheve eshte munduar te paralajmeroje me kohe se vendi do tia ndjeje krismen marreveshjes Berisha-Meta per te krijuar nje shumice qe nuk kishte dale nga kutite e votimit por nga interesat vetjake te nje grupi me tipare kaste. Kjo ishte ne kundershtim me nje ligjesi elementare ne demokraci qe thote se legjitimiteti mbeshtetet ne vote ne natyren e votes se hedhur ne respektimin e vullnetit te zgjedhesve. Dihet se qytetaret kane nje zgjedhje themelore per te bere kur shkojne ne votime. Ose zgjedhin vazhdimesine qe do te thote vote per qeverine ne fuqi ose ndryshimin qe do te thote vote per nje qeveri te opozites. Te tjerat jane nuanca qe humbin ne zgjedhjen e madhe. Cila ishte zgjedhja cili ishte vullneti i zgjedhesve shqiptare ne zgjedhjet e qershorit te vitit te kaluar Duke marre parasysh rezultatin e shpallur ne baze te leximit klasik qe i behet votes verdikti ishte nje barazim i rralle shtatedhjete deputete qeveria dhe shtatedhjete deputete opozita. Pra gjysma e shqiptareve votuan per te mbajtur qeverine qe kishin dhe gjysma votuan per te sjelle nje qeveri te re. Leximet e tjera qe kane per qellim te justifikojne perfshirjen e LSI-se ne qeveri nuk mund te permbysin kurre leximin baze. LSI kishte vertete disa divergjenca brenda spektrit me PS-ne. Keto divergjenca tregonin se e majta shqiptare ishte me plurale sic do te kishte qene me plurale e djathta parlamentare po te kishin hyre ne Kuvend LZHK dhe Partia Ligj dhe Drejtesi. Por vete LSI u votua per ta larguar dhe jo per ta mbajtur qeverine.


Protagonisti i krijimit te koalicionit te pavotuar PD-LSI nuk ishte ai qe pranoi ftesen por ai ishte ai qe e beri ftesen Berisha. Meta u josh. Disa njerez ne kete vend prisnin qe ai me tre deputetet e tjere te partise se tij te beheshin flamurtaret e misionit per rivendosjen e zgjedhjeve te lira. Por ata nuk u rezistuan benefiteve te nje pushteti qe do te varej prej tyre. Sic e kam nenvizuar me pare Berisha nuk duhej te ishte tunduar per te mbajtur pushtetin me votat e nje fraksioni te vogel te se majtes. Berisha nuk duhej ta therriste LSI-ne. Ai beri cmos te fitonte me bilanc duke injoruar demokracine e brendshme ne parti. Por kur pa se sprova e tij e pashembullt u ndal ne kufirin e fitores ai kishte detyrimin politik atdhetar dhe qytetar te lexonte barazimin dhe te vepronte ne perputhje me barazimin. Leximi ishte nje qeveri kombetare me nje mandat te percaktuar dhe me detyra te percaktuara. Ne kete skenar vendet ne qeveri do te ndaheshin sipas mandateve te secilit koalicion ndersa PD kishte te drejte te mbante kryeministrin sepse koalicioni i saj ishte ne vend te pare. Berisha ishte i mbuluar nga verdikti i popullit ne kete lexim. Ishte i mbuluar nga ligjesite. Te gjitha te tjerat jane perralla dhe demagogji. Pas kesaj duke pare deshtimin e eksperimentit te vet per te fituar pa demokraci Berisha do te duhej te reflektonte per te shkuar ne zgjedhjet e parakohshme me nje parti demokratike serish te hapur ku dinjiteti i personit respektohet dhe oponentet kane vendin e tyre.
Por Berisha pa interesin e vet te castit pa afer duke injoruar verberisht pasojat e nje formule thellesisht te gabuar. E keqja ketu nuk eshte thjesht se tradhtohen disa zgjedhes. E keqja eshte se deputetet tradhtojne mandatin tradhtojne vetveten perfshihen me kete virus te rende politik ne qeverisje dhe kjo eshte njelloj si te licencoheshin per te bere sipas qejfit.


Pasojat e formules ne fjale do te ishin zbutur disi nese Berisha do te pranonte nderkohe kerkesen e opozites per te vertetuar legjitimitetin e qeverise nepermjet hetimit parlamentare te zgjedhjeve. Por ai nuk e beri as kete. Praktikisht kjo formule e prishi LSI-ne. Kjo formule ka demtuar rende vete PD-ne. Berisha i ka dhene LSI- se rreth njezet per qind te pushtetit kur si parti ajo ka rreth pese per qind te votave. Ky eshte nje pushtet qe u mungon demokrateve. Berisha e ka lene veten dhe qeverine e tij ne vartesi te trilleve kapricove dhe egoizmit te atyre qe i sherbejne si paterica. Qe as respektojne as kane frike. Berisha e ka futur pushtetin ne lojen e cic-miceve dhe kalkulimeve te vogla- edhe nje deputet ketu edhe dy te tjere atje- duke e ekspozuar keq ndaj zhvatjeve dhe abuzimeve. Akoma me keq duke llogaritur te mbahet me forma te tilla aspak te denja ai le te kuptoje se nuk ka ndermend te korrigjoje sjelljen ne parti gje qe paralajmeron humbjen e sigurt te PD-se. Kur nuk fitoi dot ne 2009 me nje bilanc te papare arritjesh si mund te fitoje pa demokraci te brendshme tani qe kriza gerryen cdo dite jeten e shqiptareve


Formula e koalicionit te pavotuar ka pasur e pritet te kete efekte negative edhe ne radhet e opozites. Kalbezimi i qeverisjes si shprehje e hakmarrjes se ligjesive te shkelura ben qe pushteti te bjere me lehtesi ne duart e opozites. Pra pushteti nuk fitohet me programe dhe ekipe por te mbetet ne dore nga degradimi i qeverise. Sic ka treguar pervoja shqiptare kjo eshte nje rrethane fatkeqe qe ushqen arbitraritetin e fitimtareve.


Shkurt fjala Formula e koalicionit te pavotuar eshte e demshme per te gjithe. Boll e pakuptimte ka qene kur nisi. Tani qe po i tregon bathet eshte bere akoma me e pakuptimte. Nje kthim ne leximin e verdiktin e zgjedhesve edhe pse i vonuar eshte gjithnje me i dobishem per vendin se thellimi i kalbezimit.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›