Zgjedhjet, OSBE:Standardet u përmbushën pjesërisht
Zëdhënësi i OSBE/ODIHR Jens-Hagen Eschenbächer, tha se zgjedhjet e 28 qershorit i plotesuan pjesërisht standardet ndërkombëtare. Sipas tij, ato shënuan progres në listat e votuesve dhe identifikimn e tyre, por e drejta e votës së individit u cënua nga votimi familjar.
“Kur ne bëjmë vlerësime, gjykojmë në bazë të procesit zgjedhor si një i tërë. Ka pasur përmirësime të qarta p.sh. ka një listë të verifikuar zgjedhësish apo ka një proces të identifikimit të votuesve me përdorimin e kartave të identitetit, gjë që përbën një rekomandim të bërë prej kohësh nga OSBE, tanimë të plotësuar dhe që është mirëpritur. Të gjitha këto kanë kontribuar për të ulur mundësitë e abuzimeve. Nga ana tjetër kanë rritur aftësinë e votuesve për të marrë pjesë në votime. Natyrisht ka edhe aspekte negative, që i kemi vënë në dukje në raportin në fjalë. Ka pasur raste të presionit ndaj votuesve, të shfrytëzimit të ngjarjeve zyrtare për fushatë elektorale, të votimit familjar, që mund të jetë një argument i kompromentimit të së drejtës për të votuar, për ata qytetarë, që nuk mundën të votonin për atë forcë politike që dëshironin t'i jepnin votën e tyre, sepse dikush tjetër e kishte bërë këtë”-theksoi Eschenbächer në një invtervistë për radion gjermane Deutsche Welle (DW).
Pyetjes së bërë, se cilat janë parimet bazë dhe cilat prej tyre Shqipëria nuk arriti t'i respektojë në zgjedhjet e tanishme parlamentare, Eschenbächer, u përgjigj se janë disa parime, duke përmendur këtu, lirinë e votuesve, lirinë e mediave, etj. “Zgjedhjet duhet t'u sigurojnë partive apo kandidatëve për deputetë mundësi të barabarta për të bërë fushatë. Ato duhet të jenë transparente, që do të thotë, që votuesve duhet t'u jepet mundësia të shikojnë fazat e ndryshme të nxjerrjes së rezultateve përfundimtare. Dhe nëse ka probleme apo ankesa ato duhet të shqyrtohen në mënyrë që problemet të zgjidhen. Kjo lidhet me administrimim e zgjedhjeve dhe sistemin gjyqësor, që në rast se dalin probleme, ato të adresohen shpejt”-vijoi ai.
Për sa i përket përmbushjes së këtyre parimeve në zgjedhjet e 28 qershorit, zëdhënësi i OSBE-së, tha se ato u përmbushën pjesërisht. “Pati progres në disa aspekte por ka ende çështje shqetësuese si p.sh. ato lidhur me politizimin e organizimit të zgjedhjeve apo marrjen e vendimeve për aspekte teknike të zgjedhjeve në mënyrë partiake, me polarizimin ekstrem të fushatës nga dy forcat politike kryesore. Dhe të gjitha këto kanë sjellë mungesën e besimit të publikut në procesin elektoral. Pati pak besim mes aktorëve politikë ndaj njëri–tjetrit, nga njëra anë dhe votuesve dhe sistemit zgjedhor nga ana tjetër. Është përgjegjësi e partive politike, e aktorëve të tjerë në procesin zgjedhor që të bashkëpunojnë për ta kapërcyer mosbesimin, për të krijuar besimin mes tyre, besimin e votuesve tek sistemi”-vijoi Eschenbächer.