KQZ, Olli: Numërimi i votave drejt fundit
Sipas Ollit, me përjashtim të Beratit dhe Bushatit në Shkodër, pothuaj në të gjitha Vendet e Numërimit të Votave (VNV) është përmbyllur procesi dhe po pergatiten procesverbalet dhe materialet shoqëruese për të përcjellë të gjithë bazën materiale zgjedhore pranë KQZ-së.
Ndërkohë, Olli bëri të ditur gjithashtu se materialet e tjera zgjedhore gjatë ditës së djeshme në ato KZAZ që ka përfunduar procesi janë shoqëruar nga komisionerët zonale dhe janë sjellë në ambientet e KQZ-së. I pyetur nga mediat lidhur me rezultatet përfundimtare, Olli tha se "ne nuk kemi një rezultat përfundimtar pasi të dhënat që vijnë janë paraprake dhe mbetet për të verifikuar të dhënat elektronike me ato që vijnë nga KZAZ-të respektive dhe pastaj do të ketë një rezultat zyrtar".
Përsa i takon VNV-së në Lac, Olli sqaroi se do të merren në shqyrtim nga ana e KQZ-së, i cili do të kryejë edhe një hetim administrativ dhe mbas kësaj do të ketë një vendimmarrje. Ai bëri të ditur se në Qarkun e Tiranës në të 14 -ët VNV-të është përbyllur procesi i numërimit.Lidhur me qarkun e Fierit, Z. Olli deklaroi se kemi të dhëna që komisionerët kanë marrë vendimin për të përmbyllur porcesin e numërimit, ndërsa mbetet për të ardhur baza materiale në KQZ ku do të shihet mënyra dhe forma që mbërrin baza materiale.