KQZ bën të ditur rezultatet e votimeve
Zëdhënësi i KQZ-së Leonard Olli gjatë një prononcimi për mediat tha se deri tani rezulton të kenë marrë pjesë në votime 1.539.041 zgjedhës, ose 49 %. Ndërsa përsa i takon përqindjes për 12 qarqet rezultojnë këto të dhëna: "Aleanca e ndryshimit" 46.81% të votave, "Aleanca 'Poli i lirisë' 1.81% të votave, "Aleanca Socialiste për Integrim" 5.59% të votave, "Bashkimi për ndryshim" 45.42 % të votave. Ndërkohë Olli deklaroi se në të 14 KZAZ-të e qarkut të Tiranës ka përfunduar procesi i numërimit të votave.