Zgjedhjet, PD hap sot zyrtarisht fushatën elektorale
Burimet bejne te ditur se do te jete kryeministri Berisha ai qe do te mbaje fjalen per celjen e fushates ne sheshin Skenderbej ku do te shpalose programin e demokrateve per 4 vitet e ardhshme te qeverisjes
TIRANE-Partia Demokratike hap sot zyrtarisht fushatën elektorale për zgjedhjet e 28 Qershorit me një miting në sheshin "Skënderbej" në Tiranë.
Ndërkohë që sot paradite sheshi është i zënë për shkak të festës së 1 Qershorit, Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve, mbasdite pritet një tjetër tubim, por me të rritur dhe me politikë.
Ndërsa një ditë më parë puroi hapjen e njërit prej tuneleve Thirre-Kalimash, te rruges Durres-Kukes, mazhoranca ka menduar te kryeje sot hapjen e fushatës. Mësohet se ashtu si edhe ne organizimet e meparshme ne kuader te fushates paraelektorale, kenga e grupit te mirenjohur gjerman Modern Talking, "We can win the race" (ne mundemi ta fitojme garen) do te jete kolona zanore qe do te shoqeroje mitingun e PD-se per celjen zyrtare te fushates zgjedhore. Burimet bejne te ditur se do te jete kryeministri Berisha ai qe do te mbaje fjalen per celjen e fushates dhe do te shpalose programin e demokrateve per kater vitet e ardhshme te qeverisjes. Me pas ne skenen qe do te improvizohet ne sheshin Skenderbej pritet te ngjiten edhe perfaqesuesit e tjere te larte te PD-se, kandidatet per deputete te demokrateve dhe aleatet e Partise Demokratike, pjese e koalicionit parazgjedhor "Aleanca per Ndryshim". Nderkohe qe grupet e kengetareve do te pershendesin te pranishmit me nje spektakel. Me celjen zyrtare te fushates elektorale pritet edhe fillimi intensiv i fushates zgjedhore te kandidateve demokrate ne te gjithe vendin.
PS, partia tjetër e madhe në garën për zgjedhjet parlamentare e hapi fushatën elektorale javën që sapo kaloi dhe zgjodhi si shesh, sheshin “Demokracia” në Qytetin Studenti. PS ka zgjedhur si kolonë zanore këngën “Cohu” të grupit shqiptar, West Side Family.
(d.b/BalkanWeb)