Shkodër, plagosi të fejuarën, burg 27-vjeçarit
Mbrojtja e ka vlerësuar si të ligjshëm ndalimin dhe ka kërkuar që masa e sigurisë të jetë "arrest në shtëpi", duke qenë se autori ka thënë se "krimin ndaj të fejuarës e bëra për vetëmbrojtje"
SHKODËR - "Arrest me burg" ka qenë masa e sigurisë që ka caktuar Gjykata e Shkallës së Parë për 27-vjeçarin Edmir Mehaj, i cili akuzohet për veprat penale të "vrasjes me dashje, e mbetur në tentativë" dhe "mbajtjes pa leje të armëve të ftohta". Gjatë seancës gjyqësore, prokurorja e çështjes, Edlira Cufi ka deklaruar se ndalimi i të dyshuarit Mehaj ka qenë i ligjshëm dhe njëkohësisht i ka kërkuar gjykatësit Albano Çepele, që masa e sigurisë të jetë 'arrest me burg'. Mbrojtja e ka vlerësuar si të ligjshëm ndalimin dhe ka kërkuar që masa e sigurisë të jetë "arrest në shtëpi", duke qenë se autori ka thënë se "krimin ndaj të fejuarës e bëra për vetëmbrojtje". Ditën e premte, 22-vjeçarja Silvana Lami nga Bërdica, ka mbetur e plagosur pranë sheshit "Isa Boletini", si pasojë e goditjeve me armë të ftohtë (thikë) nga ish-i fejuari i saj, Edmir Mehaj, i cili pas kryerjes së krimit ishte larguar nga vendi i ngjarjes. Por, arratisja e tij ka zgjatur vetëm pak orë, pasi është prangosur në fshatin Kuq, ku ishte i strehuar për t'iu fshehur policisë që e kishte shpallur në kërkim.
(d.b/BalkanWeb)