E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aksidenton pasagjeren, shoqërohet drejtuesi i mjetit

Burime të policisë të Elbasanit, bëjnë të ditur se një mjet i tipit Benz me drejtues nje 23 vjecar ka dalë nga rruga dhe është përplasur me bordurën anësore të rrugës. Si pasojë është dëmtuar pasagjerja e moshes 23 vjec 

ELBASAN-Një aksident me pasojë plagosjen e një shtetaseje ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Librazhd – Elbasan, në fshatin Labinot-Fushë.
Burime të policisë të Elbasanit, bëjnë të ditur se një mjet i tipit Benz veturë, me targa EL 6404 B, me drejtues shtetasin Leonard Toçi, vjeç 23 ka dalë nga rruga dhe është përplasur me bordurën anësore të rrugës. Si pasojë e këtij aksidenti është dëmtuar shtetësja Pranvera Hysa, vjeçe 23, lindur e banuese në fshatin Bujqës–Elbasan, e cila ka qenë pasagjere.
Aktualisht e dëmtuara ndodhet në spitalin kirurgjik nën kujdesin e mjekëve. Mësohet se ndaj drejtuesit të mjetit ka nisur procedimi penal për “shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor”.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›