E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zgjedhjet PDK terhiqet

Partia e Hashim Thacit terhiqet persa i perket mbajtjes se zgjedhjeve te jashtezakonshme.

Kreret institucionale presidenti ne detyre dhe kryeministri jane ne konsulta te vazhdueshme me subjektet politike me faktorin nderkombetar dhe me faktore tjere te jetes politike ne Kosove dhe cfaredo qe del do te jete nje formule konsensuale si fryt i ketyre bisedimeve qe gjithmone mbeshteten ne Kushtetute dhe Ligje eshte shprehur Blerand Stavileci zedhenes i PDK-se.

Nderkohe zyrtaret e PDK-se thone se kane bere te gjitha pergatitjet per Kuvendin zgjedhor te partise i cili nuk zhvillohej qe prej 5 vjetesh.

Nderkohe edhe LDK ishte mbledhur. Por kryetari i saj Fatmir Sejdiu edhe pas me shume se 5 oresh takimi me kryetare te degeve te ndryshme te LDK-se nuk deshi te flase para gazetareve.

Ne anen tjeter kryetari i Aleances per Kosoven e Re Behgjet Pacolli kritikoi partine e ish-presidentit Sejdiu. Pacolli tha se LDK-ja nuk ka vepruar ne interesin shteteror por per interesa partiake. Per me teper per Pacollin nuk eshte aspak e rendesishme nese vendi shkon ne zgjedhje te jashtezakonshme apo parakohshme.

E vetmja rrugedalje jane zgjedhjet. Nuk di si quhen te jashtezakonshme apo te parakohshme per mua nuk ka asnje ndryshim. Ne duhet te kemi zgjedhje sa me shpejt tha Pacolli.

Nje dite me pare ushtruesi i detyres se presidentit te Kosoves Jakup Krasniqi kishte kerkuar konsensus nga partite politike per dalje nga kriza institucionale.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›