E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zgjedhjet PS hap zyrtarisht dyert per prurjet e reja

Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama, ka prezantuar prurjen më të re në radhët e partisë që drejton, gazetarin Alfred Peza. Kryesocialisti tha se PS mban gjithnjë të hapur derën për gjithkënd që do të kontribuojë për rilindjen shqiptare.

 “Sot është një moment i veçantë i këtij procesi ripërtëritës, hapje dhe zgjerimi të PS”, u shpreh Rama.
Për vendimin që morri për tu bërë pjesë e ekipit socialist, tashmë ish-gazetarit Alfred Peza, i ka shërbyer një thënie e Çurçillit.
“Kam punuar se do dilja në pension në këtë zanat, por Çurçilli ka pas të drejtë kur thoshte se në gazetari duhet të futesh herët e të dalësh herët”, deklaroi Peza. Burime nga selia roze bëjnë te ditur se PS-se pritet ti bashkohen ne ditët e ardhshme edhe përfaqësues te shoqërisë civile.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›