Tre ligjet kusht per statusin Komisioneri per Zgjerimin ne Tirane
Komisioneri për Zgjerimin në Bashkimin Europian Stefan Fyle, pritet të mbërrijë ditën e hënë në Tiranë. Gjatë kësaj vizite ai të do të takohet me kryeministrin Sali Berisha dhe kryesociaistin Edi Rrama. Qëllimi i kësaj vizite është të bindë mazhorancën dhe opozitën të gjejnë kompromisin për votimin e 3 ligjeve në Parlament, në mënyrë që Komisioni Eruopian t’i drejtohet në prill Këshillit të Ministrave të BE-së, me propozimin konkret për dhënien e statusit kandidat Shqipërisë.
Pak ditë më parë, në një mesazh në rrjetin social “Tëitter”, mbi situatën në Shqipëri, Fyle është shprehur se “Zgjedhjet në Shqipëri janë shumë të rëndësishme, por nuk mund të zgjidhin çështjet kritike që janë kultura e kompromisit dhe mungesa e gjithëpërfshirjes”.