Meta LSI larg konfliktit prane qytetareve
“Te ecim me shpejt”! Këtë here thirrjen e tij kryetari i LSI-se Ilir Meta e ka për politikanet te cilët ngatërrojnë kohen dhe pengojnë integrimin e vendit ne Bashkimin Europian.
“Ngatërrojnë kohën e Haxhi Qamilit kur disa grupime thërrisnin ‘Duam Babën’, me kohën në të cilën jemi ne sot, kur gjithë shqiptarët thonë ‘E duam Shqipërinë si gjithë Europa’ ashtu sikurse studentët e kërkuan këtë gjë në dhjetor ‘90, duke sjellë edhe ndryshimin e sistemit. Kur ndjekim lajmet, debatet e politikës dhe politikanëve në vend që të dëgjojmë debate lidhur me arsimimin dhe punësimin, dëgjoj më shumë lidhur me ato çfarë ka ndodhur para ’90-tës, se kush e kishte fajin për këtë, se kush e kishte fajin për atë, dhe duke lënë jetim fajin për tre aktet që presin në Parlament, që Shqipëria të marrë statusin e vendit kandidat”, vuri në dukje Meta
Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim thotë se ndonëse nuk ka ne dore te ndryshoje te tjerët vete nuk do te behet pjese e konfliktit. Bashkëpunimi i tij do te jete çdo here ne funksion te zhvillimit.
“ Ne asnjëherë nuk do t’i shërbejmë konfliktit politik thjesht për të shmangur vëmendjen nga zgjidhja e problemeve reale të qytetarëve. Ne do të vazhdojmë të demonstrojmë shpirtin tonë pro evropian. Ne nuk e kemi në dorë t’i ndryshojmë të tjerët por absolutisht që ne do të vazhdojmë të sillemi në mënyrë të përgjegjshme dhe evropiane dhe t’i ftojmë të gjithë të marrin përgjegjësitë e tyre. Vendi ka nevojë për një politikë bashkëpunuese në funksion të integrimit evropian të vendit dhe të zhvillimit të tij sepse ky është interesi i të gjithë shqiptarëve dhe i të gjitha shqiptareve. Ne do të jemi gjithnjë një forcë konstruktive me propozime konkrete, me angazhime konkrete”, u shpreh ai.
Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim Ilir Meta mesazhin e tij e dha ne një takim me strukturat e LGI ne Durrës ku iu dha kartat e anëtarësisë 150 anëtareve me te rinj ndërkohë qe i uroi LSI-së së Durrësit te trefishojë rezultatin ne zgjedhjet e 23 qershorit