Zgjedhjet, PS i drejtohet Komisionit të Venecias
"Dëshiroj të ripërsëris synimin tim, që menjëherë pas përfundimit të procedurave të sipërpërmendura, t`i kërkoj Komisionit të Venecias, opinionin e tij mbi çështjet e mbetura, lidhur me sistemin zgjedhor në Shqipëri, me qëllim që në zgjedhjet e ardhshme, të shmangen probleme të tilla të ngjashme".
Kjo ishte deklarata e sekretarit të përgjithshëm të Këshillit të Europës, Torbjorn Jangland në datë 16 qershor, kur ende procesi nuk ishte mbyllur. Dhe pikërisht këtë gatishmëri të zyrtarit të lartë Europian duket se e ka shfrytëzuar PS-ja, për ta çuar çështjen në Komisionin e Venecias. PS ka vepruar paralel me KQZ në kohën kur në këtë institucion, numëroheshin fletët e hedhura gabim në 117 kuti, duke iu drejtuar Venecias me 4 pyetje për procesin zgjedhor në Tiranë. Burime nga PS thanë se në pamundësi për t`iu drejtuar vetë Komisionit të Venecias, socialistët I`a kanë bashkangjitur pytjet atyre të sekretarit të Përgjithshëm të Kie, Jangland. Mësohet se socialistët presin përgjigje nga Venecia për procesin zgjedhor në Tiranë pas datës 14 maj, ku me numërimin e votave, Edi rama rezultonte fitues me 10 vota para.
PS, ngre pyetjet se si duhej te kishte proceduar KQZ—ja me votat e hedhura në kutitë e gabuara, a duhet të numëronte votat dhe të ndryshonte rezultatin pas 14 majit, a duhet të kishte shpallur pavlefshmëri të zgjedhjeve bazuar në mos`rakordimin e shifrave dhe së fundi, a i plotësuan standardet, zgjedhjet e 8 majit?
Por pavarësisht se komisioni i Venecias do duhet të vihet në lëvizje nga Këshilli i Europës, për tu shprehur për herë të parë për procesin zgjedhor në Shqipëri, nuk ka një afat se kur duhet pritur opinioni i këtij institucioni, veçanërsht për numërimin e votave të hedhura gabim, që kanë përplasur më së shumti palët në Tiranë.