E Diel, 1 Nëntor 2026

Ndryshimi i kryebashkiakut, qytetarët kërkojnë projekte për Tiranën

Pas 11-vjetësh drejtim nga Edi Rama, Bashkia e Tiranës mbyll një cikël, për të kaluar nën drejtimin e Lulzim Bashës. E ndërsa Kolegji Zgjedhor, zyrtarizon Lulzim Bashën në krye të Bashkisë së Tiranës për katër vitet e ardhshme, qytetarët shprehen të ndarë politikisht sa i përket këtij ndryshimi në Bashkinë më të madhe në vend, një ditë pas festës së zyrtarizimit të Bashës.

Ndërkohë që punimet e projekteve të Bashkisë vazhdojnë me ritme të ulta, qytetarët shprehen njëzëri, se ato duhet të vazhdojnë deri në fund dhe nuk duhet të ndërpriten. Pas dy muajsh zgjatjeje të procesit të shumë kontestuar për Bashkinë e Tiranës, tashmë qytetarët shprehen më të qetë për përmbylljen e procesit zgjedhor.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›