Zgjedhjet, PS mbledh nesër Asamblenë Kombëtare
TIRANE- Socialistët do të mbledhin ( nesër) të shtunën forumin më të lartë, pas Kongresit të partisë, për të diskutuar mbi qëndrimet që do mbajë politikisht pas procesit të tejzgjatur zgjedhor. Asambleja Kombëtare do të mblidhet nesër në orën 11:00.
Forumi pritet të hapet me një fjalë-analizë nga kryetari i partisë, Edi Rama. Ndërsa çështja e zgjedhjeve dhe qëndrimet e PS-së pritet të mos kalojnë pa diskutime nga anëtarët e Asamblesë.
"Gazeta Shqiptare", duke iu referuar burimeve brenda selisë rozë, shkruan se ende nuk është përcaktuar një formë reagimi, e cila do të mund t’i propozohet Asamblesë, pra nëse do të ketë apo jo protesta popullore, për faktin se ende nuk ka marrë fund numërimi i kutive të tjera në Tiranë.
Vetë Edi Rama ka deklaruar se procesi sipas tij, joligjor, “është një shembull kuptimplotë në sytë e të gjithëve për domosdoshmërinë e largimit një orë e më parë të këtij pushteti dhe sigurisht, një arsye më shumë për ta vijuar betejën opozitare në çdo front me pasion, durim e besimin e palëkundur që na jep e drejta që kemi me vete”.
Një çështje tjetër, së cilës do t’i hapet rruga, është ajo e rifreskimit të strukturave të larta të partisë. Që prej datës 2 qershor kanë përfunduar të gjitha mandatet e drejtuesve të lartë, që nga mandati i delegatit të Kongresit, ato të anëtarëve të Asamblesë Kombëtare, e anëtarëve të kryesisë së PS-së dhe të sekretariatit. Kjo asamble pritet të miratojë udhëzimet për nisjen e punës në fund të muajit gusht dhe për të mbyllur zgjedhjet e reja në PS brenda muajit shtator.
Fillimisht, në bazë të statutit do të jenë degët e PS-së në rrethe që do të përzgjedhin emrat e delegatëve të Kongresit, e cili mendohet të mblidhet në një nga datat e muajit shtator. Do të jenë këta delegatë që më pas do të zgjedhin Asamblenë e re Kombëtare, e cila nga ana e saj ka detyrimin statutor të zgjedhë anëtarët e kryesisë së re, ndërkohë që emrat e sekretarëve do të propozohen nga kryetari i PS-së dhe do të miratohen po nga Asambleja. Zgjedhjet e reja do të përfshijnë edhe Forumin e Gruas dhe atë të të Rinjve Socialistë.
(s.g/GSH/BalkanWeb)