E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zgjedhjet, Policia e Tiranës trajnon efektivët

Policia e Tiranës, që prej datës 28 mars, është duke organizuar një trajnim të punonjësve të policisë, me temë “Detyrat e Policisë së Shtetit gjatë procesit zgjedhor Maj 2011”.
 

Trajnimi me temë "Detyrat e Policisë së Shtetit gjatë proçesit zgjedhor Maj 2011", ka për qëllim garantimin e një proçesi zgjedhor sipas standarteve dhe përballimin me sukses e profesionalizëm të këtij proçesi.
 

Në këtë trajnim, marrin pjesë gjithsej 1427 punonjës policie të nivelit nivelit zbatues, efektivë të Drejtorisë së Policisë së Qarkut, Komisariateve të Policisë Nr.1,2,3,4,5,6, Kavajë, Njësia e Policisë Rrugore Tiranë dhe punonjës të Drejtorisë Rajonale të Kufirit dhe Migracionit.
 

Në këtë trajnim synohet që efektivët e policisë, të cilët do angazhohen me shërbim gjatë proçesit zgjedhor, të jenë të aftë, të kuptojnë rolin dhe detyrat e tyre gjatë proçesit zgjedhor, të zbatojnë legjislacionin, të mbajnë qëndrim profesional, të zbatojnë detyrat e përcaktuara me rigorozitet në përputhje me proçedurat standarte të punës së Policisë së Shtetit dhe Kodin Zgjedhor.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›