Basha: Premtim banorëve në Kombinat, progres në lagje
Kandidati për kryebashkiak të Tiranës Lulëzim Basha takon banorët e Kombinatit. Basha duke diskutuar me banorët u premtoi atyre se do të investoj që të ketë zhvillim të lagjeve dhe do të përmirësoj infrastrukturën duke ndërtuar edhe një tramvaj për të shmangur edhe trafikun e dendur.
Ndërkohë që banorët e kësaj zone u ankuan për ujrat e zeza të cilat gjenden kudo pasi mungojnë kanalizimet si dhe për transportin publik.
Takimi në Kombinat ishte dita e pestë e fushatës së kandidatit për kryebashkiak të Tiranës Lulëzim Basha në vijim të turit të tij të diskutimit dhe të dëgjimit të problemeve të qytetarëve.