E Diel, 1 Nëntor 2026

Countryman: Nesër në Tiranë, në fokus kriza politike

Tomas Countryman, zëvendësndihmësi i sekretares amerikane të Shtetit, nëser do të zhvillojë një viitë zyrtare në Tiranë. Vizita e tij do të jetë një ditë pas ardhjes së Komisionerit për Zgjerimin Europian Stefan Fyle i cili përcolli qartë mesazhin partive politike se po rrezikojnë integrimin e Shqipërisë.
 

Coyntryman do të takohet me krerët më të lartë të politikës shqiptare. Countryman pritet të mbajë takime me presidentin Bamir Topi, kryeministrin Sali Berisha, kreun e Partisë Socialiste Edi Rama dhe me Zëvendëskryeministrin dhe Ministrin e Punëve të Jashtme, Edmond Haxhinasto.

Vizita e tij vjen në një moment kur Shqipëri është përpara zgjedhjeve lokale të 8 majit dhe kur ndërkombëtarët kanë vendosur theksin se këto zgjedhje duhet të jenë demokratike dhe transparente dhe më të mirat e zhvilluara ndonjëherë në Shqipëri. Vizita e Countryman tregon dhe një herë qartë interesimin e SHBA-së dhe BE-së për zgjidhjen e ngërcit politik në Shqipëri.

Vizita e nesërme e Countryman vjen në një moment kur nesër pritet të mblidhet tryeza e partive politike parlamentare, ku palët do të nënshkruajnë një marrëveshje per zgjedhjet vendore e 8 majit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›