E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Zgjedhjet/ Rama i përgjigjet Berishës me thënien e Biden: Demokracia s’mbijeton nëse mendoni se zgjedhjet ose i fiton ose t’i vjedhin

Akuzave të Sali Berishës se zgjedhjet e 14 majit u manipuluan dhe u vodhën nga qeveria, kryeministri Edi Rama ka zgjedhur t’i përgjigjet më një thënie të Joe Biden.

“Demokracia nuk mund të mbijetojë kur njëra anë beson se ka vetëm dy rezultate për një zgjedhje: ose ata fitojnë ose atyre iu është vjedhur fitorja. Joe Biden”, shkruan Rama.

Rezultati i dobët në zgjedhje i koalicionit “Bashkë Fitojmë” ka bërë që Sali Berisha të mos njoh këtë rezultat dhe të hedh akuza se procesi u manipulua dhe se qytetarët votuan nën terrorin e bandave të qeverisë.

Në zgjedhjet vendore të 14 majit Partia Socialiste siguroi fitoren në 53 bashki të vendit, ndërsa koalicioni “Bashkë Fitojmë” vetëm në 7 bashki, duke humbur edhe Kamzën dhe Shkodrën bastionet e të djathtës prej 30 vitesh.

/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›