Këshillat/ Vijon numërimi në 7 bashkitë e fundit, PS ka shumicën në 57 bashki

Kanë mbetur edhe vetëm 7 bashki, nga 61 në total, ku ende vijon numërimi i votave për Këshillat Bashkiakë. Nuk ka përfunduar ende numërimi i votave në Tiranë, Durrës, Dibër, Kukës, Krujë, Kurbin dhe Malësi të Madhe, ndërsa ajo që bie në sy është përparësia e Partisë Socialiste.
Deri tani fitorja e PS është e thellë edhe në këshilla bashkiakë, duke marrë shumicën në 57 bashki.
Sot në mesditë u mbyll numërimi në Kavajë .Qytetarët e Kavajës ia besuan bashkinë “Bashkë Fitojmë”, por për Këshillin Bashkiak, shumicën ia besuan PS e cila ka 13 mandate, teksa “Bashkë Fitojmë” ka marrë 9. Kanë marrë nga 3 mandate PD dhe PAA, 2 mandate PSD dhe 1 mandat PR.
Vijon numërimi
Deri tani në Tiranë PS ka mundur të marrë 34 mandate, ndjekur nga “Bashkë Fitojmë” me 16. PD ka deri më tani 4 mandate, 2 mandate ka marrë PSD, ndërsa PDIU, LZHK dhe PR kanë marrë nga 1 mandat.
Edhe në Durrës PS kryeson me 28 mandate, ndërsa “Bashkë Fitojmë” ka marrë deri më tani 13 mandate. Partia Demokratike ka siguruar 5 mandate, 3 i ka marrë PAA, ndërsa PSD dhe PDIU kanë marrë nga 1 mandat.
Në Dibër PS ka marrë 13 mandate, ndjekur nga PSD me 6 mandate, ndërsa “Bashkë Fitojmë” ka marrë 5 mandate. PD ka marrë vetëm 1 mandat dhe po kaq kanë marrë edhe PAA, PR, PLL, FRD, ADK dhe Astrit Ademi, i pavarur.
Edhe në Kukës PS kryeson me vota, por në numër mandatesh ka marrë 4, barabartë me PAA, ndërsa “Bashkë Fitojmë” ka marrë 3 mandate. PSD, ALD, PDIU dhe BD kanë siguruar nga 2 mandate në Kukës, teksa kanë marrë nga 1 mandat PLL, PSD, PD, LZHK, FRD, AD dhe PMDE.
Edhe në Kurbin PS ka siguruar deri më tani shumicën e mandateve në Këshill, përkatësisht 8, ndërsa “Bashkë Fitojmë” ka marrë deri më tani 5 mandate. PSD ka marrë 3 mandate, ndërsa kanë marrë nga 2 mandate LZHK, PSD dhe PR. Partia Agrare Ambientaliste ka marrë vetëm 1 mandat.
Në Krujë PS ka marrë 12 mandate, “Bashkë Fitojmë” ka marrë 5, ndërsa PAA dhe Partia e Gjelbër kanë marrë nga 3 mandate. Kanë marrë nga 2 mandate PSD, PD dhe PASH.
Në Malësi të Madhe në avantazh është PSD me 8 mandate, ndjekur nga PS me 7, ndërsa “Bashkë Fitojmë” ka marrë 3 mandate. Po 3 mandate ka marrë edhe PAA, ndërsa kanë marrë nga 2 mandate LZHK, PD dhe AAK. Kanë marrë nga 1 mandat FRD, PKD, ADK dhe PASH.
/rtsh.al/