Zgjedhjet/ Rumani, balotazh në 6 dhjetor
Zgjedhjet për presidentin e vendit në Rumani do të kalojnë në një raund balotazhi, i cili zhvillohet më 6 dhjetor. Sipas njoftimeve paraprake, rivali më i rëndësishëm i presidentit aktual Traian Basescu, socialdemokrati Mircea Geoana ka fituar 31,4 deri 31,7 % të votave. Kurse Traian Basescu 32,8 deri 33,7 %. Por edhe pse anketat e opinionit tregojnë se presidenti aktual rumun, Trajan Basesku ka fituar raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale në Rumani, ai do të përballet në raundin e dytë me kandidatin socialdemokrat, Mirçea Geoana. Rumania bashkë me Bullgarinë janë dy vendet më të reja anëtare të Bashkimit Europian. Rumania është një nga pesë vendet e BE-së që nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës. Në 22 nëntor u zhvillua në rumani procesi zgjedhor për presidentin e vednit, ndërsa ende po numërohen votat . Presidenti në largim, Traian Basescu që i përket qendrës së djathtë dhe rivali i tij kryesor, socialdemokrati, Mircea Geoana, ish ministër i jashtëm, do të jenë përballë njëri-tjetrit në raundin e dytë pas dy javësh. mediat e huaja shkruajnë se Rumania ka kaluar javë të tëra pasigurie politike dhe ka nevojë për një qeveri të re, përpara se Fondi Monetar Ndërkombëtar të pranojë që t'i japë asaj një hua shumë miliard dollarëshe. Në zgjedhjet e së djelës, votuesit rumunë morën pjesë edhe në një referundum për të zvogëluar parlamentin. I zgjedhur pesë vjet më parë përmes një fitoreje historike mbi socialistët që dominuan jetën politike në Rumani që prej revolucionit, Traian Basescu premtoi reforma politike dhe masa të forta kundër korrupsionit. Por oponenca e fortë në parlament i bllokoi të dyja këto përpjekje. Stili i presidentit e ka ndarë Rumaninë në tre kampe. Në një kamp janë ata që janë pro presidentit, në tjetrin ata që janë kundër tij dhe në të tretin ata që kanë humbur besimin tek politika në tërësi. Këto ishin zgjedhjet e para presidenciale në Rumani që kur vendi u anëtarësua në Bashkimin Europian tre vjet më parë. Ndërsa rivali më i fortë i presidentit, ish ambasadori në SHBA dhe ish ministri i jashtëm, Mircea Geoana, premtoi një paketë stimuluese për ekonominë. Zgjedhjet pritet t'i japin fund krizës politike, e cila erdhi si pasojë e rënies në tetor të qeverisë së qendrës së djathtë të kryesuar nga liberal- demokrati Emil Boc. Që prej asaj kohe, Rumania e goditur nga recesioni ka qënë në duart e një qeverie të përkohshme. FMN-ja e ka vonuar dhënien e ndihmës emergjente, për shkak të mungesës së një qeverie efektive.