E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Zgjedhjet/ Tërmet Peçi jep dorëheqjen si kryebashkiak për të kandiduar për deputet

Kryebashkiaku i Tepelenës, Tërmet Peçi ka dhënë dorëheqjen nga ky pozicion, pasi pritet të garojë si deputet i Partisë Socialiste në qarkun e Gjirokastrës.

Peçi bëhet i dyti kryebashkiak socialist që ndërmerr këtë veprim pas Agron Malajt, i cili po ashtu dha dorëheqjen nga pozicioni i kryebashkiakut në Mat.

Kjo lëvizje në radhët e socialistëve vjen në një kohë kur palët politike po bëjnë përgatitjet e fundit për listat e deputetëve që do të dorëzohen në KQZ.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›