E Diel, 1 Nëntor 2026

Zgjedhjet, Topi apel politikës: Jo dhunë por debat

Kreu i shtetit Bamir Topi i bëri thirrje politikës të jetë e sinqertë dhe të bëjë një debat real.

Në ceremoninë e dekorimit të personaliteteve të cilët kanë marrë pjesë në rrëzimin e simboleve të komunizmit, kreu i shtetit duke iu referuar zgjedhjeve vendore të 8 majit theksoi se nukd duhet të përdoret dhunë në fushatë por debat i qytetëruar.
 

“Politikanët duhet ta vendosim veten në pozicione qytetare. Jo dhunë por debat pasi njeriu i qytetëruar bën debat, punon me projekte dhe i ballafaqon ato. I ka kaluar koha premtimeve të çastit. Sot ka ardhur koha për projekte madhore” theksoi Topi.
 

Ai ka theksuar më tej se zgjedhjet e 8 majit duhet të shihen si rivotim i pushtetit vendor.
 

“Qytetari duhet ta ndihej se këtu mbyllet një etap dhe fillon një tjetër. Politikanët nuk na kanë në dorë jetën por kanë detyrimin të na administrojnë taksat” theksoi më tej Topi .

Më tej kreu i shtetit duke iu referuar ngjarjeve të të rrëzimit të komunizmit theksoi se politika politika duhet të vlerësojë historinë me nota realiste dhe kjo bëhet përmes vendimarrjes.

“Ata që sot janë në politikë disa prej tyre nuk kanë qënë pjesëtar real. Është arti i polikës që bën të mundur që protagonistët realë nuk marin vendin e tyre. Ju vërtet jeni protoganistët realë të ngjarjeve të rëndësishme. Ndihem i vlerësuar që iu futa rrugës së politikës për të bërë disa kompesime morale” iu drejtua Topi personaliteteve të dekoruara.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›