Zgjedhjet Vendore në Tiranë: A ishte rinumërimi i votave i ndershëm, apo i manipuluar?
LETËR E HAPUR DREJTUAR MEDIAVE SHQIPTARE, INSTITUCIONEVE QEVERITARE, ORGANIZATAVE TË HUAJA.
Cilitdo që ka ende pyetje mbi zgjedhjet vendore në Tiranë, mbi intrigat e vazhdueshme, akuzat e hedhura, mosmarrëveshjet ligjore apo cënimin e karakterit, i sugjeroj që ndonjëherë është më mire ta trajtojmë çështjen në një prizëm shkencor dhe logjik, duke bërë kështu një pyetje të thjeshtë në lidhje me rinumërimin e votave të kontestuara.
A mund të shpjegohet se përse njëri kandidat mori 67% të votave të kontestuara, pasi kishte marrë 50% të totalit të votave, deri para rinumërimit?
Ne dimë që: (i) nga 250,000 vota gjithsej, secili kandidat mori 50% të këtyre votave; dhe (ii) nga 256 vota të kontestuara të numëruara nga 125 kuti përgjatë javës së kaluar, njëri kandidat fitoi me një marzh prej 173-83, ose 67.6% përkundrejt 32.4%, — që do të thotë, se në votat e kontestuara, njëri kandidat mori dy herë më shumë vota se sa kandidati tjetër.
Cilat janë shpjegimet e mundshme? Egzistojnë dy të tillë: (i) votuesit që mbështesin njërin kandidat kanë dy herë më shumë shance që ta hedhin votën në kutinë e gabuar; ose (ii) rinumërimi i votave ishte i manipuluar dhe/ose gjykuar në mënyrë të njëanshme. Asnjë prej shpjegimeve nuk mund të provohet plotësisht, por secili prej tyre mund të analizohet.
Në mënyrë të tillë që votuesit e njërit kandidat të kenë shance dy herë më të lartë për të hedhur votën në kutinë e gabuar, atëherë të paktën një nga arsyet e mëposhtme duhet të jetë e vërtetë.
(i) për shkak të mungesës së eksperiencës, personat që votojnë për herë të parë kanë më shumë shance që ta hedhin votën në kutinë e gabuar DHE personat që votojnë për herë të parë kanë dy herë më shumë shance për të mbështetur njërin kandidat; ose
(ii) për shkak të mungesës së eksperiencës, votuesit e rinj në moshë kanë më shumë shance që ta hedhin votën në kutinë e gabuar DHE votuesit e rinj në moshë kanë dy herë më shumë shance për të mbështetur njërin kandidat; ose
(iii) votuesit që nuk i dallojnë mirë ngjyrat kanë më shumë shance që ta hedhin votën në kutinë e gabuar DHE shancet që këta votues të mbështesin njërin kandidat janë dy herë më të lartë në krahasim më pjesën tjetër; ose
(iv) për shkak të nivelit të ulët të inteligjencës dhe ndërgjegjshmërisë, votuesit më pak inteligjentë dhe më pak të ndërgjegjshëm, kanë shance më të lartë për ta hedhur votën në kutinë e gabuar DHE shancet që këta votues të mbështesin njërin kandidat janë dy herë më të lartë në krahasim më pjesën tjetër; ose
(v) një pjesë vëzhguesish në qëndrat e votimit kishin shance dy herë më të lartë për të ngatërruar qëllimisht votues të partisë tjetër, në mënyrë që këta të fundit ti hidhnin votat në kutinë e gabuar dhe kësisoj ato do shpalleshin të pavlefshme; ose
(vi) një pjesë vëzhguesish në qëndrat e votimit kishin shance dy herë më të lartë për të ngatërruar qëllimisht votues të partisë së tyre që ti hidhnin votat në kutinë e gabuar me shpresën se këto vota do të quheshin të vlefshme; ose
(viii) mbështetësit e njërit kandidat kanë shance dy herë më të lartë për të marrë ndihmë të papërshtatshme nga vëzhguesit në qëndrat e votimit për të siguruar që votat e tyre do të hidheshin në kutinë e duhur; ose
(viii) kutitë të cilat u numëruan ishin nga ato njësi vendore ku njëri kandidat mbështetetet, si mesatare, nga 2/3 e gjithë votuesve.
A ka ndonjë arsye të fortë për të besuar ndonjë nga shtatë arsyet e renditura në fillim? Nëse po, atëherë rinumërimi i votave mund të ndahej në raportin 67-33%. Nëse jo, atëherë shancet që një votë e kontestuar të shkojë për secilin nga kandidatët është 50%. Sigurisht që nuk ka asnjë rrugë për tiu përgjigjur pikave të mësipërme në mënyrë përfundimtare dhe secili prej nesh duhet të ketë gjykimin e vet të shëndoshë lidhur me këtë çështje, duke u bazuar në ato që ai/ajo mendon se janë mundësi të arsyseshme.
A mundet që kutitë me votat e kontestuara të kenë qënë të gjitha nga njësi bashkiake ku njëri nga kandidatët mori 2/3 e votave? Kjo është shumë pak e mundshme, duke pasur parasysh që në vetëm 2 nga 11 njësitë bashkiake, njëri nga kandidatët arriti të marrë mbi 55% të votave — http://www.shekulli.com.al/2011/05/14/rezultatet-e-numerimit-te-10-njesive-vendore-ne-tirane.html.
Nëse asnjëra nga mundësitë e mësipërme është e vërtetë, atëherë shancet që rinumërimi të ketë qënë i manipuluar janë të njëjtë më shancet që një test ADN-je të jetë i suksesshëm, pra konsiderueshem mbi 99%. Ky argument mund të verifikohet lehtësisht dhe në 15 sekonda, në faqen e internetit http://stattrek.com/Tables/Binomial.aspx. Nga një total prej 250,000 votash, ku secili kandidat mori 50% të votave, shancet që 67% të mbështesin njërin nga kandidatët në një kampion prej 256 votash është afërsisht 1 në 200 milion. — shih tabelën më poshtë. Është njësoj sikur të hedhësh një monedhë 256 herë dhe 173 herë rezultati të jetë kokë pra, probabiliteti që të marrim një rezultat të tillë është 1 në 200 milionë, nëse monedha nuk është e manipuluar.
