Opozita vijon protestën para KQZ-së
23/05/2011 Me dhjetëra simpatizantë të Partisë Socialiste kërkojnë mosnumërimin e votave
Protesta e zhvillua e qetë dhe pa asnjë incident mes tyre dhe forcave të rendit
Paralelisht me zhvillimin e mbledhjes së KQZ-së, para godinës së këtij institucioni për të pestën ditë radhazi, edhe paraditen e djeshme u mblodhën me dhjetëra simpatizantë të opozitës. Ndërsa Komisioni Qendror i Zgjedhjeve rinisi mbledhjen e ndërprerë pas mesnatës së të shtunës, jashtë ambienteve të saj, në momentet e para të nisjes së tubimit të protestuesve të PS-së vihej re dhe prania e shumtë e forcave të policisë. Ata ashtu si kanë bërë dhe gjatë ditëve të kaluara, nisën të rreshtoheshin në mbrojtje të institucionit, duke mos lejuar askënd të kalonte në oborrin e KQZ-së. Protesta e opozitës, e cila filloi rreth orës 10:30 të paradites, zgjati për dy orë. Pasi protestuan qetësisht para godinës së KQZ-së, protestuesit po qetësisht u shpërndanë nga sheshi ku ishin mbledhur. Gjatë fjalës së tij para tubuesve, deputeti Namik Dokle deklaroi se kjo protestë ka një qëllim parësor: mbrojtjen e votës, pasi kështu është e mbrojtur Shqipëria dhe qytetarët e saj. Pasi mbajtën fjalime deputetë, përfaqësues të shoqatave civile, si dhe simpatizantë të Partisë Socialiste, ishte deputeti Taulant Balla, i cili rreth orës 12:30, pasi i falënderoi për pjesëmarrjen, u bëri thirrje protestuesve që të shpërndaheshin. Në përfundim Balla u kërkoi që ata të mblidhen sërish pasdite në orën 18:00. “Të mblidhemi këtu, në këtë godinë ku po vijon vjedhja e votave, pasi ëndrra vazhdon”, iu drejtua të pranishmëve Balla.
Pasdite në KQZ
Pas një pushimi dyorësh të anëtarëve, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, në orën 18 ka vijuar mbledhjen e pasdites, ku u numëruan edhe një numër tjetër kutish me fletë të kontestuara nga komisionerët e disa KZAZ-ve në Tiranë. Ndërkohë, paralelisht me mbledhjen e KQZ-së ka rinisur edhe pjesa e dytë e protestës së Partisë Socialiste përpara godinës së këtij institucioni, që ka detyruar forca të shumta policie të qëndronin në kordonë jashtë godinës. Nga ana e tyre deputetë e simpatizantë të Partisë Socialiste kanë vijuar me ritualin e mbajtjes së fjalimeve kundër numërimit të fletëve të kontestuara që po bën KQZ-ja, që sipas tyre shkon ndesh me Kodin Zgjedhor. Prej tri ditësh protestat e opozitës janë paqësore dhe nuk është shënuar asnjë incident mes protestuesve dhe trupave të forcave të rendit. Në ditët e para, gjatë protestave të PS-së u shënuan disa incidente të nxitura më shumë nga iniciativa e deputetëve socialistë për të kaluar gardhin e policisë e për t’u futur me dhunë në ambientet ku KQZ-ja zhvillon mbledhjet e saj.
Arta Dade
Në fjalimin e saj para mbështetësve të PS-së, deputetja Arta Dade ka theksuar se kryeministri Sali Berisha është një politikan antishqiptar, që nuk kërkon integrimin e vendit dhe as më të mirën për qytetarët e vendit të tij. “Saliu është antishqiptar, por është dhe antieuropian. Evropa kërkon votën e lirë dhe antikorrupsionin, ndaj dhe Saliu nuk e kërkon Evropën”, theksoi Dade. Më tej ajo u bëri thirrje drejtuesve të policisë të mos dhunojnë protestuesit, por të zbatojnë ligjin. “Kam një mesazh për shefat e policisë: të rrinë larg nga protestuesit, ata nuk merren dot me ne me deputetët, ndaj merren me protestuesit”, tha Dade.
Mimi Kodheli
Deputetja socialiste Mimi Kodheli theksoi në fjalën e saj në protestën e opozitës të zhvilluar paraditen e djeshme para godinës së KQZ-së se fitorja nuk mund të shmanget dhe se shqiptarët do të luftojnë për të mbrojtur votën e tyre. “Shqiptarët kanë luftuar për gjuhën e tyre, për të ardhmen e fëmijëve. Ne jemi sot në vitin 2011 duke luftuar ende për të drejtat tona. Shqiptarë nga Shqipëria do vazhdojmë këtë luftë deri kur Shqipëria të jetë evropiane e vërtetë. Zoti është me ne, Shqipëria do çlirohet përfundimisht nga diktatura, pasi fitorja është e jona dhe do luftojmë për të”, tha dje Kodheli.
Korçarët kërkojnë votat në Tiranë
Protestës së organizuar prej disa ditësh tashmë para Komisionit Qendror të zgjedhjeve i janë bashkuar dje edhe qytetarë nga Korça. Kësaj here nuk kanë bllokuar asnjë aks rrugor, siç u veprua me rrugën nacionale Tiranë-Pogradec tri ditë më parë, por i janë bashkuar turmës në një tubim kundër vendimeve të KQZ-së rreth garës për bashkinë e kryeqytetit. Plot 10 autobusë ishin nisur që prej orës 5 të mëngjesit me simpatizantë, të cilët janë grumbulluar në qendër të qytetit të Korçës, prej ku ka qenë e paracaktuar edhe nisja e autobusëve drejt kryeqytetit.