Debate në KQZ, pritet rezultati për Tiranën
UPDATE- Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve ka nisur mbledhjen e paralajmëruar në orën 17:00, ku pritet të miratohet tabela përmbledhëse e njësisë bashkiake nr.5 dhe më pas shpallja e rezultatit për bashkinë e Tiranës. Nje mbledhje e cila ka nisur menjehere me debate nga perfaqesuesit e dy paleve politike.
N/kryetarja, Subashi
Edhe nënkryetarja e KQZ-së, Dëshira Subashi e quajti apsolutisht të paligjshëm projekt- aktin që po diskutohet në këto momente në KQZ.
Sot kemi përpara një projekt- akt të ndryshuar që në emërtimin e tij, sepse në aktin e parë u fol për bashkinë e madhe, sot përfshihen të gjitha njësitë zgjedhore të Tiranës. Ndryshimi u dytë, pjesën arsyetuese e kishte me pak fjalë, ky projekt- akt është si i veçantë në mënyrën se si është hartuar. Uroj që cilësia të rritet, por nga forma, duke dashur të justifikojë në veprim apsolutisht të paligjshëm është një akt i deformuar në kontekstin ligjor, është një akt konfzuz dhe kontradiktor për mënyrën se si i trajton problemet.
Sipas Subashit, akti denoncon vetë, veprimtarinë e paligjshme të hapjes së kutive dhe ndryshimin e tabelave.
Anëtar, Pandeli Varfi
Anëtari i KQZ-së, Pandeli Varfi tha se shqetësimet dhe rregullat u ndryshuan menjëherë pas projektimit të rezultatit nga kutia e fundit.
Këtu kemi të bëjmë më futjen në lojë me ato që unë i çuaj, ustallarët e zgjedhjeve. Hyjnë këta dhe fillon e vendoset një standart i ri në zgjedhjet tona- tha ai.
Sipas tij, KQZ duhet të kishte dhënë porosi që të vazhdohej me rregullin që ishte ndjekur deri në ato momente, nxjerrja të pavlefshme të këtyre fletëve.
Ai tha se akti ka dy karakteristika, së pari ishte i panevojshëm dhe e dyta ky akt është diskriminues sepse në momentin kur fillon të funksionojë në vendin tonë janë numëruar më shumë se gjysma e kutive
Kodi Zgjedhor në situatën e sotme, shtoi më tej ai, përcakton në mënyrë kapitale që smund ta anulojë asnjëri.
Rezultati del nga numërimi i kutive për kryetar bashkie në Tiranë. Kodi nuk lë rrugë tjetër-tha ia.
LSI, Manjani
Përfaqësuesi i LSI në KQZ, Ylli Manjani në fjalën e tij e vuri theksin tek interesi i votuesit shqiptarë, tek interesi i qytetarit, duke argumentuar se vendimi i ndërmarrë nga KQZ per rinumërimin e fletëve të kontestuara eshte vendimi i duhur.
PD, Kosovrasti
Ndërkaq, përfaqësuesi i Partisë Demokratike ne KQZ, Njazi Kosovrasti hodhi poshtë menjëherë pretendimet e Gjonçajt, pasi sipas tij gjatë këtyre ditëve KQZ ka funksionuar si KZAZ dhe vendimet mund të merren me një shumicë prej katër votash.
PS, Gjonçaj
Përfaqësuesi ligjor i PS-së, Genc Gjonçaj e nisi fjalën e tij duke e vlerësuar aktin që pritet të miratohet, në formë dhe përmbajtje dhe duke i quajtur vendimet e ketyre diteve te KQZ-se si jo ligjore.
Projekt akti është normativ, tha Gjonçaj, pasi sipas tij, ai ka për qëllim rregullimin e çështjeve që lidhen me zgjedhjet, dhe ky kërkon marrjen e 5 votave.
Sipas Gjonçajt, KQZ ka ndërmarrë veprime konkrete pa patur të miratuar një akt të tillë. Ky është një akt normativ i mirëfilltë që në parim ska marrë votat e nevojshme.
Duke vazhduar më tej argumentin e tij, përfaqësuesi i PS-së Gjonçaj ka një përpjekje të KQZ-së të argumentojë në bazë historike vendimmarrjen e këtyre katër ditëve.
Ai tha se materiali është konfuz, i paqartë dhe shpeshherë në kundërshtim. Në disa raste jo i vërtetë. Akti është i ndryshëm nga ai që na u paraqit më parë, e që ju shpreheni se e keni miratuar në parim
KQZ ka shkelur ligjin, vazhdoi më tej ai, pasi ka ndërhyrë në tabelat të cilat ishin miratuar thuajse tërësisht nga numëruesit në KZAZ.
Është ndërhyrë pa ankimim në tabelat e rezultateve. Ndryshimi i vendimit të KZAZ-ve për miratimin e tabelës përmbledhëse kërkon 5 vota. 4 me 3 e bën procedurën të paligjshme. Në këtë fazë KQZ s’ka kompetencë për të ndryshuar vendimmarrjen e KZAZ-ve,- tha Gjonçaj.
Mbledhja e paradites
Mbledhja ka nisur me debate mes perfaqesuesve te majte e te djathte per miratimin e materialit te hartuar per tabelat e rezultateve te qendrave perkatese.
Perfaqesuesit e PS-se ne komision kane kerkuar kohe te mjaftueshme per shqyrtimin e materialit, minimalisht 24 ore. Deshira Subashi ka deklaruar se nje ore nuk mjafton as per te lexuar materalin prej 60 faqesh, e jo me ta marresh ne analize e ta shqyrtosh.
Nderkohe qe per anetaret e djathte, gjithcka ne material eshte tashme e njohur prej te gjitheve, pasi eshte gjithcka eshte diskuatuar dhe vendosur gjate diteve te numerimit te fleteve te konstatuara.
Ju keni tjetër qëllim tjetër jo vetëm për të shqyrtuar aktin por doni të prishni procesin, ta shtyni pafundimisht dhe të degradoni procesin tha Ristani.
Shtyrja e radhes
Pas shtyrjes me dy ore qe njoftonte nisjen e mbledhjes parashikuar per ne 10.00, ne oren 12.00, nje tjeter shtyrje eshte njoftuar ne mesdite. Mbledhja ka nisur keshtu rreth ores 13.30.
Pas mbylljes se numerimit ne 122 kutive ne Tirane, kandidati demokrat Lulzim Basha ka rezultuar me 80 vota me shume se rivali socialist Edi Rama.
Nga hapja e kutive me fletet e kontestuara hedhur ne kutine e gabuar, Basha ka marre 172 vota, Rama 82 vota dhe 3 vota Hysni Milloshi.
Kreu i KQZ-se, Arben Ristani ka bere me dije se sot me te filluar mbledhje do te miratohet ne parim vendimi qe eshte gati dhe me pas do te kalohet ne miratimin e tabeles se njesise bashkiake numer 5. Gjate pasdites pritet te vijohet me tabelen e rezultateve per gjithe Tiranen.
Mbledhja e se dieles
Kryetari Ristani shpjegoi edhe njëherë se KQZ gjatë kësaj kohe ka marrë kompetencat e KZAZ-së, me qëllim për të vazhduar numërimin aty ku nuk ka përfunduar numërimi dhe për të ndryshuar tabelat e rezultatit. Ai tha se KQZ ka qenë korrekt edhe me rekomandimet e OSBE/ODIHR.
Ndërkohë nënkryetarja e KQZ-së, Dëshira Subashi kërkoi një përgjigjë nga kryetari Ristani për kërkesën e depozituar nga ajo për shqyrtimin e tabelës përmbledhëse të KZAZ-së 49, ndërsa mori si përgjigje nga Ristani se sapo të mbaroje numërimi do të mbyllet dhe tabela.
Përfaqësuesi i PS-së, Genc Gjonçaj hodhi poshtë disa pretendime të kreut të KQZ-së, Ristani se kjo procedurë numërimi është ndjekur dhe në proceset zgjedhore te kaluara.
Gjonçaj tha se KQZ snjëherë nuk e ka bërë këtë, në këtë fazë procesi.
Basha mban avantazhin
Nga numerimi i fleteve te kontestuara, nga 114 kuti votimi, Lulzim Basha ka arritur të sigurojë 170 vota kundrejt 79 për Edi Ramën.