E Diel, 1 Nëntor 2026

Topi: S`do lejojmë ultra-nacionalistët të deformojnë ligjin

Presidenti Topi ka reaguar sot në lidhje me debatet e fundit për regjistrimin e popullsisë mbi baza etnije dhe feje. I pyetur nga mediat në konferencën e përbashkët për shtyp me presidentin maqedonas Gjorgje Ivanov, kreu i shtetit theksoi se nuk do të lejohet deformimi i vullnetit të qytetarëve shqiptar.

"Të jeni të sigurtë se institucionet shqiptare e kanë në koshiencë të fortë këtë proçes. Do të inkurajojmë që regjistrimi të bëhet në liri të plotë të zgjedhjes, por nuk do të lejojmë që asnjë ultranacionalist ngado që do vijë të deformojë tendencën natyrore në Shqipëri. Sepse Shqipëria është e projektuar në mënyrë shumë të qartë në të gjitha interesat euroatlantike. Ne dëshirojmë fqinjësi të mirë. Është shumë e rëndësishme që politika shtetërore e të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor shkon në linjë të mirë" theksoi Topi.
 

“Regjistrimi i popullsisë është i domosdoshëm por duhet të jetë mbi të drejtën bazale për tu shprehur i lirë dhe për mos qenë në presion qoftë për shkak të presioneve politike por edhe të interesave financiare” theksoi Topi.
 

Duke rikujtuar edhe njëherë se regjistrimi i popullsisë mbi baza etnije dhe feje po shoqërohet me një debat qytetar, kreu i shtetit theksoi se ndjeshmëria e madhe publike dhe qytetare është mjaft e madhe po tentohet të hidhen parrulla dhe të bëhet një politikë presioni që ky proces të mos jetë natyral dhe demokratik.

“Regjistrimi është një debat që realizohet në të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor. Së pari Shqipëria, institucionet e saj janë shprehur për regjistrimin e popullsisë. Për këtë ka një kuadër ligjor që është realizuar në bazë të standardeve të BE-së, sepse një nga kërkesat që ka Shqipëria është plotësimi i kushteve për të marrë statusin kandidat. Në këtë temë e cila shoqërohet edhe me një debat publik, në të gjithë diskursin politik unë nuk kam dëgjuar njeri të thotë se jemi kundër regjistrimit, sepse shoqëria shqiptare me një përbërje mbi 95 përqind është projektuar me dëshirën për t’u integruar në BE”, është shprehur Topi.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›