E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zgjedhjet, delegacioni i KE-së mision paraelektoral në Tiranë

Një delegacion i Këshillit të Evropës do të zhvillojë një mission treditor paraelektoral në Shqipëri.

Delegacioni do të takohet sot nga Zv.Kryeministrin dhe njëherësh Ministrin e Punëve të Jashtme Z. Haxhinasto, zv.ministrin e brendshëm Ferdinant Poni si dhe me kryetarin e KQZ-së Arben Ristani ku do të diskutohet për situatën paraelektorale dhe përgatitjet për zgjedhjet lokale.
 

Ndërkohë një mission i OSBE/ODIHR-it i kryesuar nga Amerikani Jonathan Stonestreet në detyrën e Këshilltarit të Lartë Zgjedhor, do të vëzhgojnë zgjedhjet vendore të 8 majit në Shqipëri.

Ashtu si në zgjedhjet parlamentare, edhe këtë herë do të jenë rreth 450 vëzhgues që do të merren me përgatitjen e infrastrukturës së zgjedhjeve dhe zhvillimin e tyre më 8 maj.

Ndërsa ditën e votimit pritet të mbërrijnë në Shqipëri 400 vëzhgues të tjerë afatshkurtër, që do të monitorojnë nga afër mbarëvajtjen e procesit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›