E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mascherano nuk largohet nga Barca

Javier Mascherano nuk do të largohet nga Barcelona për ndonjë klub italian në fund të këtij sezoni- ka deklaruar agjenti i tij, Horacio Zandonadi.

“Ju lutem të mos flasim për Mascheranon që po shkon në Itali. Të mos bëjmë shaka. Mascherano luan për Barcelonën ose me fjalë të tjera, skuadrën më të mirë në botë”.

“Ai nuk do të largohej as madje edhe nëse Juventusi ose Milani bëjnë oferta për shërbimet e tij”.

“Sa për Romën, mund ta paguajnë ata më shumë se Barcelona? Mascherano nuk do të shkojë askund këtë verë”, ka thënë Zandonadi për Radio Mana Mana.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›