E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lista e Partive te vogla per deputet

Prej kohësh po qarkullon mendimi për daljen me një listë të përbashkët kandidatësh për deputetë të partive që do të jenë pjesë e koaliconit opozitar. Është kreu i PSD-së Skendër Gjinushi, i cili e lë të kuptohet, duke marrë si shembull krijimin e polit të tretë të politikës.
Ekspertë të legjislacionit zgjedhor, mendojnë se një hap i tillë është i mundshëm ligjërisht.
“Ose të dalin si koalicion, ose krerët e partive të vogla të bëhen pjesë e listës së partisë së madhe, por në këtë rast ata do figurojnë si deputetë të partisë së madhe”- shprehet Gjata.

Por, eksperti Gjata thotë se në rastin e dytë, partitë e vogla që u bënë pjesë e listës së partisë më të madhe, nuk do të kenë të drejtën ligjore për të pasur komisionerë në zgjedhjet pasuese.
“Jo sepse zyrtarisht figurojnë si deputetë të partisë së madhe”

Afati ligjor për regjistrimin e partive politike në KQZ, si garuese për zgjedhjet e 23 qershorit, është data 23 prill. Deri atë ditë, pritet të vensodet se si do të garojnë partitë e kampit opozitar.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›