Zgjedhjet, drejtori i OSBE-së Lenarçiç sot në Tiranë
Drejtori i OSBE/ODIHR-it, Janez Lenarçiç, ka mbërritur sot në Tiranë, për të vëzhguar nga afër procesin e votimit. Kjo është hera e parë që një drejtues i lartë i OSBE-së dhe ODIHR-it vjen në Shqipëri, në momentin kur vendi ynë ndodhet në zgjedhje.
Në axhendën e zyrtarit të lartë, Lenarçiç, parashikohet një takim në orën 09:30 me zëvendëskryeministrin dhe njëherësh ministrin e jashtëm Edmond Haxhinasto në në orën 11:00 do të takohet me me presidentin Bamir Topi.
Vëzhguesit e ODHIR-it do të ndjekin nga afër procesin e numërimit të votave dhe më datën 10 maj është parashikuar të publikohet një raport paraprak, i cili do të fokusohet kryesisht në mbarëvajtjen e procesit zgjedhor të 8 majit. Ndërsa raporti final për votimet e 8 majit do të dalë pas dy muajsh, pra në muajin korrik.