Zgjedhjet, votojnë Olldashi dhe Braçe

Ministri i transporteve Sokol Olldashi dhe deputeti i PS-së Erjon Braçe ka në votuar në orët e para të mëngjesit në njësinë bashkiake numër 2 pranë Liceut Artistik në kryeqytet.
Ndërkohë që rreth orës 10:00 pritet që në këtë qendër votimi të vijë për të votuar edhe kryeministri Sali Berisha.
Ndërkohë në këtë qendër votimi procesi ka nisur në orën 07:00 dhe mësohet se deri më tani procesi i votimit ka vijuar normalisht dhe interesimi i qytetarëve për të votuar është i lartë.