E Shtunë, 31 Tetor 2026

Incident në Shkodër, dhunohet komisioneri i PS-së

Shënohet incidenti i parë gjatë procesit të votimit të zgjedhjeve vendore.

Një komisioner i Partisë Socialiste në fshatin Kuq të qarkut të Shkodrës është dhunuar në një qëndër votimi por ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes.
 

Mësohet se komisioneri i PS-së është dërguar në spitalin e Shkodrës ku po merr edhe ndihmën mjekësore.

Ndërkohë parregullsi janë shënuar edhe në Himarë ku sipas gazetares së “Ora News” në qendrën numër 4591 është vërejtur votim familjar.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›