Tahiri Qeveria tenton te bleje mediat e lira me para te pista

Ne nje koference per shtyp nenkryetari i Grupit parlamentar PS Saimir Tahiri eshte shprehur se parate e pista po hidhen ne tregun mediatik. Parate e korrupsionit te regjimit te Saliut po tentojne te blejne News 24.
Regjimi me para kontrabande armesh e para te ndyra te korrupsionit ne kurriz te shqiptareve po mundohet te beje makijazh elektoral kandidatit te regjimit per Tiranen Nenkryetari i Grupit parlamentar te PS Saimir Tahiri tha se Sikur te mos mjaftonte kontrabanda e armeve dhe korrupsioni qe vrau 26 shqiptare te pafajshem ne GerdecSikur te mos mjaftonte kontrabanda e armeve ne vende si Jemeni Sudani apo Chadi te cilat Ministri jone i Mbrojtjes ish gjeneral i armatosur per te asgjesuar Saliun ne 97-en sot sherbetor i vete Saliut dhe mik i radhes i sekserit Damir Fazllicit i quan vende demokratike.
Ai me pas duke vijuar akuzat eshte shprehur se trafikimi i armeve eshte shfaqur ne te gjitha mediat me prestigjoze te botes duke thene se trafiku i armeve jo vetem qe nuk ka mbaruar por vazhdon e madje po intensifikohet duke u kthyer ne nje shqetesim serioz edhe per vete NATO-n.
Ja pse eshte faji i Saliut qe Shqiperia sot vazhdon te jete ne listen e furnitoreve me arme te regjimeve vrastare qe nga Jemeni e deri ne Sudan. Ai i kaquajtur si nje kapitull te turpshem trafikimin edhe kondrabanden e armeve nen drejtim te Saliut edhe Lulit.
Ngarkesa armesh shqiptare vazhdojne te dergohen ende sot qe flasim ne Libine e Gadafit per tu perdorur prej ketij te fundit kunder demonstruesve dhe popullit qe kerkon demokraci.
Jane fisheke dhe arme shqiptare vend anetar i NATO-s qe i dergohen nje diktatori sot ne lufte me NATO dhe boten demokratike. Gjate koferences Tahiri eu ndal ne ate qe e quajti tentative per te blere median e lire.
Makineria e parave te pista te korrupsionit e kontrabandes se Saliut dhe Lulit eshte ndezur si kurre me pare per te vene diktatin duke i blere me para te pista ato media qe po rezistojne te lira e per te nenshtruar duke shkaterruar e asgjesuar nga godinat e deri ne themel ato media qe me para nuk i blen dot kurre.
Rasti me i fundit per te cilin jemi vene ne dijeni dhe njekohesisht rasti me flagrant eshte rasti i televizionit Nees24. Prej disa kohesh njerez te lidhur drejtperdrejte me pushtetin po perpiqen te blejne kete televizion me cdo cmim duke perdorur parate e pista te korrupsionit per te cilin Saliu vrau qytetare te pafajshem ne bulevard si dhe parate e pista te kontrabandes se armeve me te cilat diktatore anembane botes vrasin qytetare qe protestojne per liri e demokraci.