E Hënë, 2 Nëntor 2026

Zgjedhjet e 11 majit, Celibashi miraton sasinë e fletëve të votimit që do të prodhohen për çdo qark për zgjedhësit brenda vendit

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, miratoi të premten sasinë e fletëve të votimit që do të prodhohen për çdo qark për zgjedhësit brenda territorit të Republikës së Shqipërisë, për zgjedhjet për Kuvend të datës 11 maj 2025.

Nga përpunimi i të dhënave të listës të zgjedhësve marrë nga DPGJC për zgjedhjet e datës 11 maj 2025, rezulton se në Republikën e Shqipërisë numri i zgjedhësve është 3,467,962 zgjedhës.

Sasia e fletëve të votimit që do të prodhohet për zgjedhjet për Kuvend, duke shtuar 2% mbi numrin e zgjedhësve, është 3,534,000 fletë votimi.

Nga ana tjetër, KQZ, në përfundim të shqyrtimit administrativ të kërkesës së “Koalicioni Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore”, për heqjen e menjëhershme të simboleve, stemave dhe logove jo zyrtare të PD, Komisioneri urdhëroi Policinë Bashkiake Korçë për heqjen e menjëhershme të materialeve propagandistike nga ambienti privat në lagjen nr. 7, Korçë.

“KSHZ caktoi numrin e Komisioneve të Administrimit e Numërimit dhe Vlerësimit të Votave nga Jashtë (KANVVJ) dhe Grupeve të Numërimit të Votave nga Jashtë (GNVJ), përkatësisht 7 KANVVJ dhe 37 GNVJ. Gjithashtu, u dha autorizimi për KZAZ-në nr. 44, Bashkia Rrogozhinë, që me vendim të krijojë dhe emërojë Komisionin e Qendrës së Votimit të Posaçme nr. 2224/01, IEVP Rrogozhinë. Në përfundim të shqyrtimit administrativ të kërkesës së “Koalicioni Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore”, për heqjen e menjëhershme të simboleve, stemave dhe logove jo zyrtare të PD, Komisioneri urdhëroi Policinë Bashkiake Korçë për heqjen e menjëhershme të materialeve propagandistike nga ambienti privat në lagjen nr. 7, Korçë.”, thuhet në njoftimin për shtyp.

Monitorimi i fushatës

Ndërkohë, monitoruesit e fushatës zgjedhore kanë raportuar në KQZ për shkelje të konstatuara në Bashkinë Tiranë dhe Delvinë, ndaj KSHZ vendosi, urdhërimin e subjektit zgjedhor “Partia Socialiste e Shqipërisë” për heqjen e menjëhershme të materialeve propagandistike nga zyra zgjedhore afër QV-së 2114, me vendndodhje shkolla e mesme e bashkuar “Bedri Llagami”, njësia administrative Vaqarr, Tiranë, si dhe urdhërimin e subjektit zgjedhor “Partia Socialiste e Shqipërisë” për heqjen e menjëhershme të materialeve propagandistike nga zyra zgjedhore afër KZAS-së nr. 89 me vendndodhje, në Delvinë, Qarku Vlorë.

/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›