E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Zgjedhjet e 11 majit, Prezenca e OSBE-së takim me Grupin Ndërkombëtar të Punës

TIRANË, 28 shkurt /ATSH/ Prezenca e OSBE-së në Tiranë njoftoi sot se ka rifilluar takimet e Grupit Ndërkombëtar të Punës për Zgjedhjet, me fokus përgatitjet për zgjedhjet e përgjithshme të 11 majit.

Përmes një postimi në rrjetet sociale OSBE bëri të ditur se përfaqësues të Shteteve pjesëmarrëse të OSBE-së dhe të organizatave ndërkombëtare në Shqipëri u mblodhën për të diskutuar lidhur me zhvillimet në fushën e zgjedhjeve.

Drejtori i Kabinetit i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Erton Sinani, i njohu pjesëmarrësit me të rejat më të fundit sa i takon regjistrimit për votimin nga jashtë vendit dhe përgatitjet e tjera për zgjedhjet.

Grupi Ndërkombëtar i Punës për Zgjedhjet është një platformë e krijuar dhe drejtuar nga Prezenca e OSBE-së, që shërben si një forum për shkëmbimin e informacioneve dhe bashkërendimin e përpjekjeve lidhur me zgjedhjet.

/r.e/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›