E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Zgjedhjet e 14 majit/ Enkelejd Alibeaj dorëzon dokumentacionin në KQZ, PD me seli të re

Partia Demokratike depoziton në KQZ dokumentet plotësuese, mes tyre dhe deklaratën solemne të firmosur nga kryetari në detyrë Enkelejd Aliebaj, duke zbatuar kështu vendimin e dhënë dje nga Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve.

Me këtë dokument që mban datën 16 mars 2023, KAS urdhëron Ilirjan Celibashin të regjistrojë si subjekt zgjedhor PD me kryetar në detyrë Enkelejd Alibeaj.

Përmes deklaratës solemne angazhohet të refuzojë shit blejrjen e votave dhe financimin nga krimi.

Një detaj interesant në dokumentin e firmosur nga Alibeaj është se ka dhënë adresën e selisë së re të Partisë Demokratike, atë në rrugën “Donika Kastrioti”, në ish-Bllok dhe jo të godinës pranë Lanës, në bulevardin “Zhan d’Ark”

Nga ana tjetër dje KAS rrëzoi kërkesën e ish-kryeministrit Sali Berisha për t’u regjistruar në zgjedhjet vendore me një subjekt të tij si drejtues partie.

Dhe me këtë vendim dhe të atë të KQZ Berisha mbetet jashtë zgjedhjeve, ndërkohë që do të jetë sërish Celibashi që do të vendosë regjistrimin ose jo të Partisë Demokratike me kryetar Berishën si pjesë e koalicionit me Ilir Metën.

PD Plotesim by Rtsh Faqe

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›